Llokume me shegë
Përbërësit:
- 400 ml lëng shege
- 4 lgj niseshte
- 4 lgj sheqer
- Arra sipas dëshirës
Përgatitja:

Shtrydhim shegët 2-3 kokrra në mënyrë që të përftojmë rreth 400 ml lëng. Lëngun e shegës e vendosim në një tenxhere ku shtojmë niseshten dhe sheqerin. E trazojmë vazhdimisht pa ndërprerje derisa masa të trashet dhe lidhet. Po të duam në fund shtojmë pak arra të grira. Masën e llokumeve e vendosim në një membranë kuzhine duke e hapur mirë. E lëmë të ftohet plotësisht dhe më pas i japim formë llokumeve të cilat i spërkasim me pak sheqer pluhur ose arrë kokosi.
Komente

