Llotaria Kombëtare, kompania
pretendente hetohet për korrupsion

Llotaria Kombëtare, kompania <br />pretendente hetohet për korrupsion
"Austrian Lottery" kompania pretendente për të marrë licencën e Lotarisë Kombëtare në Shqipëri është tashmë nën hetim zyrtar për korrupsion.Bosi i saj Fridrich Shtikler, i cili mban njëkohësisht edhe postin e presidentit të Shoqatës Europiane të Lotarive Shtetërore është thirrur para Komisionit Antikorrupsion të parlamentit austriak, për të dëshmuar në lidhje me disa veprime të dyshimta të kompanisë në vitin 2006.

Kompania është vënë nën hetim për disa pagesa të dyshimta te kryera ndaj politikanëve me qëllim për të penguar liberializimin e tregut të bixhozit në Austri gjatë vitit 2006. Në atë kohë dy forcat politike që qeverisnin austrinë OVP dhe BZO ndërmorën një nismë ligjore për të zbutur monopolin në industrinë e bixhozit.

Por ligji dështoi pasi zoti Shtikler kishte kontaktuar me disa drejtues të të dy partive. Gjatë dëshmisë në komisionin antikorrupsion të mbajtur javën e kaluar shefi i "Austrian Lottery" pranoi se ka folur në telefon me politikanë dhe zyrtarë të qeverisë për këtë çështje, por sipas tij kjo ishte fillimisht për t'u informuar me atë që po ndodhte dhe më pas për t'u shpjeguar zyrtarëve pasojat dramatike që ligji do të sillte në industrinë e bixhozit.

Por gjatë hetimeve kanë dalë në shesh fakte të reja. Dyshimet më të mëdha lidhen me një pagesë prej 300 mijë eurosh që "Austrian Lottery" ka bërë për llogari të një agjencie pranë partisë në pushtet,e cila kishte propozuar ndryshimet ligjore. Pagesa e justifikuar nga "Austrian Lottery", si shpërblim për një studim mbi tregun e bixhozit ka bërë që të lindin dyshime të mëdha. Prokurorët që po hetojnë cështjen e kanë quajtur studimin e pretenduar "si një punë amatorësh, që nuk mund të vlente kurrësesi 300 mijë euro" dhe sipas tyre "është paguar të paktën 20 herë më shtrenjtë nga vlera reale". Zoti Shtikler pranoi se ishte ai që ka firmosur mandatin e pagesës, por e quajti atë thjesht një transkasion normal duke mohuar akuzat se përmes këtyre parave ka patur për qëllim të blejë politikanë.


"Austrian Lottery" është kompania që vazhdon të mbajë monopolin e gjithë industrisë së bixhozit në Austri, pavarësisht kritikave të forta të Bashkimit Europian ndaj qeverisë austriake për të liberalizuar tregun.Kompania tashmë është bërë e njohur edhe në Shqipëri si pretendetja kryesore për marrjen e licensës së Lotarisë Kombëtare, në një garë me vetëm dy konkurentë për shkak të kufizimeve të forta të qeverisë. Ministria e Financave iu është përgjigjur akuzave mbi kriteret shtrënguese të tenderit nën pretendimin se ato ndalojnë futjen e konkurentëve të dyshimta në garë, duke lejuar vetëm ato kompani që kanë një reputacion të pacënuar, sipas saj siç është dhe "Austrian Lottery".

Friedrik Shtikler përveçse zëvendësdrejtori i "Austrian Lottery" është dhe president i Shoqatës Europiane të Lotarive Shtetërore. Qeveria shqiptare ju drejtua pikërisht këtij shoqate për konsulencë në tenderin e Lotarisë. Pas kërkesës, shoqata e drejtuar nga zoti Shtikler i rekomandoi qeverisë një nga konsulentet e saj ligjor. Qeveria thotë se ishte ky konsulent që e këshilloi atë të mos e vendos çmimin si kriter në tenderin e Lotarisë, ku më vonë do të garonte pikërisht "Austrian Lottery", kompania e zotit Shtikler.
(shqiptarja.com/top-channel)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës

Halaand humb shënjestrën, 2 gola në 7 ndeshje! Vuan nga ‘mallkimi’ i Artetës