Llotaria kombëtare, Berisha:
Nuk merrem me bixhozçinj
Kryeministri Berisha për herë të parë ka folur lidhur me akuzat e opozitës për përdorimin e Llotarisë Kombëtare për interes personal. "Mirëpres transparencën e opozitës, natyrisht me bixhozxhinjtë nuk kam punë”. Kryeministri komenton ndryshimet në qeveri: Noka njeri me integritet të lartë.
TIRANË – Kryeministri Berisha për herë të parë ka folur lidhur me akuzat e opozitës për përdorimin e Llotarisë Kombëtare për interes personal. Gjatë një conference të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Kosovës Haxhim Thaci, Berisha është pyetur nga gazetarët lidhur me kriteret e përzgjedhjes së kompanisë që do të zhvillojë llotarinë.
“Kriteri kryesor është ai i transparencës. Procesi ka qenë transparent, kryekëput, i botuar në gjithë mediat ndëkombëtare me kritere të përcaktuara dhe jo të shpikura. Natyrisht ato ishin kritere nga më rigorozet, të përcaktuara nga qendrat botërore e llotarive dhe ajo europinae”, tha kryeministri.
Ai I ka cilësuar bixhozxhinj zërat kritikë të ditëve të fundit, mes të cilëve ka qenë edhe kryetari i PS, Edi Rama dhe deputetë të kësaj partie.
“Për reagimet e bixhozxhive, s`kam asnjë impresion prej tyre. Po të ishte për mua lotaria do ishte e ndaluar, por s`mund të diktoj vullnetin tim në këtë rast" shtoi Berisha.
Kryeministri ka folur edhe për ndryshimet në kabinetin qeveritar ku ka vlerësuar ministrin e ri të brendshëm, Flamur Noka, por ka deklaruar se respekton edhe vendimet e LSI për propozimet e reja.
“Zoti Noka është një nga bashkëpunëtorët e mi të ngushtë, me një integritet të lartë i cili me përkushtim të madh ka punuar për suksesin e kësaj qeverisje. N.q.se mendohet se postet pariake janë dënim për postet qeveritare kjo është një gabim. Zoti Noka nuk u kandidua për gjykatës por një nga post të rëndësishëm të mazhorancës dhe një post të tillë ai e mbante në hirarkinë e PD-së. Unë kam besim të madh se ju gazetarët, qytetarët shqiptarë do të kenë tek Zoti Noka një ministër të përkushtuar, transparent, të vendosur për të bërë gjithçka në mbrojtje ligjore të interesa të tyre” shtoi Berisha.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
36.8%
-
Jo
53.8%
-
Nuk e di
9.4%
Vota total: 3230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
DINAMIKA/ Çfarë dimë deri më tani për vrasjen e Martin Canit? Ende mungon ekspertiza e vdekjes! Shoku i autorit dërgohet në vendin e ngjarjes, tregon si nisi sherri
26 Nëntor, 18:19
-
VIDEO/Hidhet ujë dhe përdoret gaz lotsjellës tek sheshi Uilson për të shpërndarë protestuesit
26 Nëntor, 18:19
-
Blinken: Armëpushimi në Liban do të ndihmojë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
26 Nëntor, 18:17
-
VIDEO/ Tedi Blushi në versionin Vojo Kushi! Hipën sipër autobotit me ujë
26 Nëntor, 18:14
-
Opozita bllokon 5 pika në Tiranë, qytetarët e irrituar i kërkojnë Policisë të lirojë rrugët dhe të zhbllokojë trafikun!
26 Nëntor, 18:10
-
Shtyrje me policinë tek sheshi Uilson, Gazment Bardhi dhe deputetët e PD-së kundërshtojnë praninë e autobotit me ujë në krye të rrugës
26 Nëntor, 18:09
-
Protesta e PD/ Bardhi debate me policinë: Ne nuk jemi kriminelë! A keni forcë? Shkoni kapni bandën e Elbasanit
26 Nëntor, 18:07
-
Report Tv sjell pamjet me dron/ Një grusht militantësh, ja pjesëmarrja në protestën para Bashkisë së Tiranës
26 Nëntor, 18:00
-
Protesta e PD/ Baçi thirrje policisë: Largohuni, mos na provokoni! Blushi: Kanë marrë urdhër për të na dhunuar, betejë pa kthim
26 Nëntor, 17:57
-
'Një ambulancë duhej për Martin Canin', Flamur Noka: Shikoni gjithë këto urgjenca që vijnë këtej! Këta janë bandë
26 Nëntor, 17:53
-
SPAK godet Organizatën kriminale të Suel Çelës në Elbasan! Europol: Çuan 450 kg kokainë në Holandë, 900 në Ekuador
26 Nëntor, 17:50
-
Flamur Noka merr mesazhe në telefon, komunikime për të drejtuar protestën! Pas bisedave del në deklaratë për mediat
26 Nëntor, 17:50