Sulmuesi i kombëtares, Azdren Llullaku shprehet optimist para ndeshjes me Izraelin.
 
“Jam i përgatitur fizikisht por nëse do të luaj atë e di vetëm trajneri. Unë jam këtu të ndihmoj skuadrën.
 
Në Rumani po kaloj një moment të mirë, por kur hyj në fushë nuk mendoj për golin, por për fitoren e ekipit.
 
Duhet të fitojmë këtë ndeshje dhe të synojmë vendin e dytë, më pas të mendojmë për ndeshjet e ardhshme" deklaroi ai.
 
Edhe Hysaj ishte mjaft i qartë në deklaratën e tij, ku objektiv është Rusia dhe jo vendi i tretë.
 
"Izraeli është një skuadër e fortë, por objektivi ynë është të shkojmë në Rusi. E dimë që është e vështirë por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën" deklaroi ai.


d.b/shqiptarja.com