Llullaku shënon golin e 14-të në
Rumani, Gaz Metan tani i dyti

Llullaku shënon golin e 14-të në<br />Rumani, Gaz Metan tani i dyti
Azdren Llullaku shënon golin e 14-të në kampionatin rumun të futbollit. Sulmuesi kuqezi shënoi ekipin e dytë të Gaz Metan në fitoren 3:1 ndaj Concordia. 

Ndonëse e nisi sezonin me pretendimin e vetëm mbijetesën në kampionat, Gaz Metan e sheh veten në vendin e dytë të klasifikimit të kampionatit rumun pas fitores në ndeshjen e sotme, në javën e 17 të kampionatit.

Gaz Metan përballej me Concordian në fushën e vet dhe u gjend në disavantazh në minutën e 27 të takimit. Llullaku provoi disa herë të gjente rrugën e rrjetës që në pjesën e parë, por nuk ia doli mbanë duke shpërdoruar para portës kundërshtare.

Në të dytën ai korrigjoi shënjestrën pasi realizoi golin e avantazhit të përkohshëm 2-1, pasi Aksente kishte shënuar më parë golin e barazimit. Ishte përsëri Aksente ai që shënoi një tjetër gol, duke vulosur suksesin 3-1 të Gaz Metan që sheh veten vetëm 3 pikë pas Steauas kryesuese.

Ky ishte goli i 14 i Llullakut në kampionat, një ecuri mbresëlënëse në 17 ndeshje të luajtura, duke kryesuar i vetëm klasifikimin e golashënuesve më të mirë në Rumani.

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve