KAJRO, 12 korrik /ATSH-ANSA/ - Ministria egjiptiane e Punëve të Jashtme njoftoi se "Egjipti është duke intesifikuar kontaktet e tij për të ndaluar agresionin e Izraelit në Territoret Palestineze", bën me dije agjencia zyrtare egjiptiane e lajmeve, MENA. Në një deklaratë të kësaj ministrie konfirmohet se "Egjipti është duke bërë të gjitha përpjekjet e mundshme për të shpëtuar jetën e njerëzve të pafajshëm të popullit palestinez përmes kontakteve intensive me të gjitha palët në mënyrë që të mbajnë situatën nën kontroll dhe të parandalojnë një përshkallëzim më të madh". "Këto kontakte janë mbajtur në vazhdimësi me udhëheqësit izraelitë, me autoritetet palestineze dhe fraksionet e ndryshme si edhe me vendet arabe", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme egjiptiane./ /l.q/ a.jor.












