Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla ka deklaruar se ditën e nesërme në Kuvend do të miratohet paketa ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave financimit të terrorizmit.
Më anë të një postimi në rrejtet sociale, Balla nuk ka lënë pa përmendur edhe lobimin e Partisë Demokratike në SHBA përmes kopanive ruse duke thënë se ky është një skandal i rëndë dhe prandaj kërkon legjislacion të fortë.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Nesër Kuvendi miraton Paketën ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave&financimit të terrorizmit. Përfshirja #PD #LulezimBasha në skemë tranzaksionesh të paligjshme përmes kompanive guackë& oligarkësh rusë është një skandal i rëndë,që kërkon legjislacion të fortë.
Kujtojmë se kryetari i PD-së, Lulzim Basha nesër në orën 09:30 është thirrur në Prokurorinë e Tiranës pasi do të njihet zyrtarisht me akuzën si i pandehur për lobimin rus në SHBA në periudhën zgjedhore të vitit 2017. Nga Pogradeci, Rama u shpreh sot se opozita po bën çmos që negociatat të mos hapen me Bashkimin Europian, pasi kanë frikë nga drejtësia e re. Basha në dosjen e lobimit rus është në cilësinë e të akuzuarit.

Komente


Taulant Balla, personazhi me i neveritshem i PS. Hajdut, injorant dhe shume servil.
PërgjigjuMe kete lloj figure domethene BALLEN PS HUMB SHUME ESHTE SHUME I NEVERITSHEM EDHE SIKUR TEKETE TE DREJTE
PërgjigjuPo Presidentin a do ta futni ne furre? Apo po nenshkruani marreveshjen.. E tmershme po pati marreveshje! Edhe 100 vjet ne kurriz do t'ju kene shqiptarte!
Përgjigju