Prokuroria thërret dhe financierin e PD lidhur me kontratat e lobimit në SHBA, pas dëshmisë së Arben Ristanit. Bëhet fjalë për shefin e financës, Ilir Dervishi, i thirrur nga organi i akuzës në kryeqytet, në cilësinë e personit që ka dijeni.
Hetimet për çështjen në fjalë nisën kryesisht nga prokuroria pesë muaj më parë, pas dyshimeve se Partia Demokratike kishte deklaruar në KQZ të dhëna të rreme për financimin e kontratave.
Nga verifikimet, selia blu rezulton të ketë deklaruar në KQZ, se ka paguar 125 mijë dollarë për lobim, në një kohë që kompania e Nik Muzin deklaron tre pagesa në shumën e 675 mijë dollarësh për punën e kryer për llogari të Partisë Demokratike. Konkretisht, pagesa e parë është bërë me datë 24 mars 2017 nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh.
Dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike. E para me datë 27 mars me vlerë 25 mijë dollarë dhe pagesa e dytë prej 500 mijë dollarësh është kryer me 9 qershor. Për hedhur dritë mbi skemën e financimit, prokuroria krahas dëshmisë së shefit të financës Dervishi, përmes letërporosisë dërguar në Shtetet e Bashkuara kërkon edhe dëshminë e lobistit Nik Muzin.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4463
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Diaspora nuk do paguajë për votën, burime për Report Tv: Qeveria fond rreth 5 mln euro KQZ-së për postën
19 Dhjetor, 12:26
-
Zgjedhjet parlamentare 2025, ambasadori i OSBE takim me Grupin Ndërkombëtar të Punës! Në fokus vota e diasporës
18 Dhjetor, 15:42
-
Celibashi takohet me VanHorn, e informon për përpjekjet e KQZ para zgjedhjeve parlamentare! E Ngarkuara me Punë shpreh mbështetjen e SHBA për zgjedhje të drejta
13 Dhjetor, 13:37
-
Zgjedhjet 2025, ambasadori i OSBE: Thelbësore, liria e zgjedhjes pa frikë! Hetoni presionet dhe shkeljet e fshehtësisë së votës! Celibashi: Partitë të pranojnë problemin
11 Dhjetor, 11:00
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor, 20:38
-
Vota e diasporës në zgjedhjet 2025, regjistrimi nga 11 janari -11 mars! Aplikacioni i KQZ drejt përfundimit, ja dokumentet që duhen! Kujdes adresën
9 Dhjetor, 16:52
-
Numërimi elektronik, KQZ auditon procesin e zgjedhjeve 2023 për bashkitë Vorë, Elbasan dhe Kamzë: Regjistrim i të gjitha votave me saktësi
9 Dhjetor, 13:07
-
'Vota e diasporës të numërohet nga KQZ', Celibashi: Partitë vetëm të vëzhgojnë! Debate te Rregullatori, shtyhet vendimi
7 Dhjetor, 11:30
-
Eduard Zaloshnja: 48.1% e shtetasve shqiptarë nuk banojnë në Shqipëri
6 Dhjetor, 15:48
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor, 19:14