Ristani: Kontratën e firmosi Basha me Muzin! Bravo i qoftë atij që loboi për PD, nëse 150 mijë $ janë të paligjshme, problem i tij! (VIDEO - Repolitix)

TIRANE-Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, i ftuar në studion e emisionit 'Repolitix' deklaroi se nuk ka asnjë lidhje me kontratat e lobimit që janë firmosur me Muzin. Një gjë të tillë, u shpreh Ristani, e ka bërë vetë Lulzim Basha. Ristani akuzohet nga prokuroria për falsifikim dokumentesh, por ish-sekretari i përgjithshëm shprehet se për lobimin Basha nuk e ka pyetur as atë dhe as Kryesinë, por e ka marrë vetë si vendim në mënyrë individuale.

"Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depoizituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi.  Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo cështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari ne emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni".

Duke u ndalur te shuma e paguar prej 150 mijë dollarë që “Biniatta Trade LP" (kompani fantazmë e lidhur me rusët) pagoi për lobim në SHBA në emër të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri, ish-sekretari i përgjithshëm shprehu habinë për lidhjen mes PD-së dhe kompanisë. "Më bën përshtypje, por nuk kam asnjë shpjegim. “Biniatta Trade LP" ekziston, por cfarë pune ka PD-ja me “Biniatta Trade LP" nuk dihet. Pra Muzin po iu godet ju? Në rastin konkret po, pasi nuk provohet lidhja me PD-së me “Biniatta Trade LP" tha ai. Megjithatë, thotë Ristani "Nëse i ka lindur dikujt dëshira për të dhënë një kontribut për PD-në bravo i qoftë dhe faleminderit por nëse i ka të ligjshme apo të paligjshme është problem i tij' tha ai.

Ristani foli edhe për marrëdhëniet me Bashën, ndërsa kritikoi PD-në. "Marrëdhëniet personale janë korrekte zyrtare. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar në PD-së dhe kryetar i komisionit të Apelit në PD. Janë marrëdhënie zyrtare. Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në prag dhe duke qenë në prag, partia duhet të jetë në gjendje për t'u përballur, a është PD-ja në lartësinë e duhur? Unë mendoj se jo, ka nevojë për t'u përgatitur më mirë" përfundoi ai.

Prokuroria e Tiranës katër ditë më parë mori të pandehur kreun e opozitës Lulzim Basha, ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Arben Ristani dhe financierin Ilir Dervishi për falsifikim formulari në lidhje me deklarimet e shpenzimeve pranë KQZ për dosjen e lobimit me para ruse në SHBA në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës. (Lexo ketu lajmet per lobimin rus të PD-se ne SHBA). 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
A i çoi Basha vetë lekët për lobim në Amerikë? Ja si përgjigjet Ristani

Arben Ristani deklaroi mbrëmjen e sotme në emisionin Repolitix se ai, por edhe financieri i partisë nuk kanë lidhje me historinë e lobimit, pasi shuma prej 670 mijë dollarësh, e ndarë në dy këste 500 mijë dhe 150 mijë nuk kanë dalë nga arkat e PD-së. 

"Sekretari i përgjithshëm i partisë nuk ka pasur lidhje me financat e partisë. Në katër vite nuk kam pasur një shkresë të vetme të firmosur  nga unë për këtë cështje. Po të marr një shembull, e zëmë se pronari i televizionit tuaj merr lekët në xhep dhe shkon e bën një pagesë për llogari të vet, financieri i televizionit si mund ta deklarojnë për financat?

Por kjo do të thotë se Basha ka marrë lekët dhe i ka çuar në Amerikë? "Jo jo. Po them sikur të ndodhë një veprim i tillë ç'lidhje me financën? Pastaj ka ndodhur apo jo kjo është tjetër gjë, për mua është e pa provuar që të ketë ndodhur" tha ai.  

Ora 22:09
Lobimi i dyshimtë 150 mijë $ për PD? Ristani: Bravo i qoftë atij që i ka lindur dëshira

Arben Ristani shprehet se PD-ja ka paguar për lobim vetëm 25 mijë dollarë, por i pyetur nëse ka kosto për PD-në nëse shuma tjetër prej 150 mijë dollarësh është përdorur në favor të PD-së, ai u përgjigj "Personi mund të thotë se janë në favor të PD-së por duhet ti provojë. Por nuk ka asnjë shans të provohen.

Problemi është kush ia ka dhënë? Asgjë nuk e dëmton PD-në, pasi ato lekë nuk dolën nga PD-ja. Nëse i ka lindur dikujt dëshira për të dhënë një kontribut për PD-në bravo i qoftë dhe faleminderit por nëse i ka të ligjshme apo të paligjshme është problem i tij' tha ai.

Ai kishte një përgjigje edhe për ata që akuzojnë për lobim me lidhje ruse. "A ka qenë ky debat kur PD-ja ishte në pushet? Jo, atëherë pse doli tani që është Rama në pushtet, pasi e vetmja mundësi që ata të lidhen është pushteti, pasi marrin paratë, benefitet, cu duhet opozita? Pse ju duhet destabiliteti politik, kur kanë Ramën që ua bën shërbimin bukur dhe mirë" tha ai.

Ora 22:02
Frikë nga dëshmia e Muzin? Ristani: Duhet të ishte thirrur, por tani dosja u mbyll

Arben Ristani deklaroi mbrëmjen e sotme në Repolitix se Muzin duhet të ishte thirrur si dëshmitar, por i akuzoi prokurorët si të papërgjegjshëm dhe marioneta të Edi Ramës. "Drejtësia jona ta thërriste si dëshmitar apo të çonte një letër-porosi. Kemi të bëjmë me njerëz të papërgjegjshëm që nuk e kanë thirrur. Mua më thoshin akuzohesh për falsifikim me mosveprim, prokurorët thanë 'ne kështu e menduam".

Por në momentin që u pyet nëse u trembet deklaratave të Muzin nëse do të thirret si dëshmitar, ai tha se tani cështja është mbyllur. "Nga ana tjetër cështja është mbyllur, por të ishte për t'u marrë Muzin do të ishte marrë. Cështja sot zyrtarisht është e mbyllur, cështja është në gjyq.

Prokuroria ka mbyllur hetimet me dokument. Në këtë koment që flasim kjo është e mbyllur. Në këto kushte nuk ka shanse. Nuk kam trembje personale, unë nuk kam të bëj me këtë cështje fare nuk kam në asnjë moment në karrierën time personale, jo për këtë por për asnjë që të ketë të bëjë me dhënie apo marrje parash" tha ai.

Ora 21:48
Ristani tregon raportet me Bashën: PD nuk është gati për zgjedhje të parakohshme

Për Arben Ristanin, i njohur si kritik i ashpër i Lulzim Bashës në vitin e fundit, PD-ja nuk është gati për zgjedhje të parakohshme. Ai tha se me Bashën ka marrëdhënie korrekte zyrtare. "Marrëdhëniet personale janë korrekte zyrtare. Jam anëtar i Këshillit Kombëtar në PD-së dhe kryetar i komisionit të Apelit në PD. Janë marrëdhënie zyrtare.

Zgjedhjet e parakohshme mund të jenë në prag dhe duke qenë në prag, partia duhet të jetë në gjendje për t'u përballur, a është PD-ja në lartësinë e duhur? Unë mendoj se jo, ka nevojë për t'u përgatitur më mirë. PD-ja zgjedhjet e parakohshme i ka kërkuar, pasi mendon se është e vetmja mënyrë që vendi të dalë nga kriza. Kriza politikisht zgjidhet me zgjedhje.

PD-ja ka punuar dhe luftuar që të conte drejt zgjedhjeve të parakohshme. Nuk jam larguar nga politika, kam pasur një pozicion më kritik ndaj disa veprimeve dhe mënyrës si PD-ja mund të jetë më e fortë për të përmbysur këtë qeveri. Nuk e di se cfarë ka ndodhur, jam ndeshur vetëm me dokumentet zyrtare që kam parë. Kemi të bëjmë me deklarime, por nuk ka të bëjë me PD-në si institucion dhe me mua personalisht. Akuza për falsifikim nuk ka të bëjë me mua" tha ai.

Ora 21:40
Basha ka firmosur, a rrezikon burgun? Arben Ristani: Unë për vete jam i pastër...

Arben Ristani tha se nuk ka firmosur asnjë kontratë me lobistin amerikan Muzin, pasi një gjë të tillë e ka bërë vetë Basha. Por i pyetur se sa vite dënim rrezikon ai dhe Basha, Ristani tha se vetë është i pastër.

Cili është dënimi që rrezikoni dhe sa e prek karrierën?
Cdo lloj dënimi i tillë prek karrierën, moralin dhe nderin e dinjitetin e personave përkatës. Akuza është e montuar politikisht. Unë nuk rrezikoj asgjë, vetëm atë që mbetet te publiku që dëgjon se Arsen Ristani akuzohet. Unë jam i pastër në këtë rast.

Basha ka firmosur, a rrezikon?
Ai nuk rrezikon për atë që ka firmosur, se ka firmosur një kontratë të ligjshme. Unë besoj se Muzin nuk i ka marrë këto para nga Basha. Shkeljet e ligjit sigurisht që dënohen, unë jam jashtë kësaj historie.

Ora 21:35
Ristani: Më bën përshtypje, ç'punë ka PD-ja me firmën që pagoi 150 mijë $ për lobim?

Arben Ristani, ish-sekretar i përgjithshëm i PD-së shpreh habinë për lidhjen mes PD-së dhe kompanisë “Biniatta Trade LP", që pagoi 150 mijë euro për lobim në SHBA në emër të partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. "Më bën përshtypje, por nuk kam asnjë shpjegim. “Biniatta Trade LP" ekziston, por cfarë pune ka PD-ja me “Biniatta Trade LP" nuk dihet. Pra Muzin po iu godet ju? Në rastin konkret po, pasi nuk provohet lidhja me PD-së me “Biniatta Trade LP" tha ai.

Ora 21:31
Lobimi, Ristani: Lekët s'dolën nga PD! Muzin i mori nga 'Biniatta'! Jam viktimë e sistemit!

Arben Ristani thotë se është viktimë e sistemit në lidhje me akuzën që i ka ngritur prokuroria për dosjen e lobimit në SHBA. Ai tha se kontratën e lobimit e ka parë vetëm në prokurori. Ristani theksoi se është e vërtetë që lobuesi i ka marrë paratë nga “Biniatta Trade LP" por nuk ka lidhje me PD-në.

Zoti Ristani ka kishit dijeni për kontratën?
"Nuk kam asnjë dijeni. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar, nuk është diskutuar në Kryesi, nuk duhet të ishte kështu, por nuk është bërë. PD nuk ka asnjë lidhje me “Biniatta Trade LP". Është e vërtetë që lobuesi i ka marrë nga “Biniatta Trade LP" por nuk ka lidhje. Edhe nëse këto para i ka marrë vërtetë nuk kanë kaluar nga arka e PD-së. Unë nuk i njoh këta persona, nuk kam asnjë telefonatë dhe nuk kam firmosur asgjë.

Unë mendoj se ka ndërhyrje politike që e kanë shtyrë shumicën që ndodhet në goditjen e publikut dhe kërkon të gjejë dalje të tilla duke përzier opozitën dhe nuk i mjaftonte vetëm kryetari por duhet të përfshinin edhe të tjerë. Këto para nuk kanë dalë nga PD-ja. Cështja është kjo, a kanë qenë ndonjëherë në PD? Nuk kanë qenë kurrë. Nuk kam dijeni nëse janë mbledhur nga shqiptarët.

A ka pasur Basha dijeni?
Kjo mbetet në fazë morale. Edhe nëse kanë ekzistuar nuk kanë ekzistuar në PD-në, nuk janë të PD-së. Gjithsesi nuk ka të bëjë me PD-në. Së pari kemi të bëjë me një njeri që ka marrë para në mënyrë të kundraligjshme, 500 mijëshja ka shkuar në dorë mesa duket, ai nuk mund të merrte para në dorë. Kemi të bëjmë me një njeri që ka shkelur ligjet e vendit të tij dhe nëse është i tillë nuk përjashtohet mundësia që të gënjejë, mbase ka dashur të mbrojë një donacion tjetër, mund të marr me mend, të them hipoteza.

Po cfarë bëri Muzin?
Nuk kam dijeni. Kompania lobuese me cduket, kryetari që ka lidhur kontratën. Unë nuk e kam parë, e kam parë kur ma kanë treguar gjatë hetimit. Është kontratë lobimi, për veprimtarinë e PD-së, promovimin e vlerave konservatore, se nuk e mbaj mend tamam, kontratë lobimi.

Përfshihet takimi dhe fotoja me Trump?
Nuk janë me detaje si do të realizohet. Ky njeri nuk ka ardhur në PD. Nuk ka një vendim kolegjial dhe jam në padijeni të këtij procesi, nuk jam në dijeni. Por të akuzohet tre veta për falsifikimin e një dokumenti më shkon në mendje bashkëpunimi, por si? Kur unë nuk kam shkruar, firmosur apo vulosur. Pra e vetmja mënyrë është presioni por kjo duhet provuar.

Ju të tre keni avokatë të ndryshëm, nuk i besoni njeri tjetrit?
Është zgjedhje individuale...

Ju keni komunikuar me Bashën?
Problemi është se tani nuk ka hije në këtë pjesë. Ka një vendim të prokurorisë për cështjen për pastrim parash. Cfarë përgjegjësie ka financieri juaj nëse pronari me lekët në xhep për marrëveshjen.

A jeni viktimë e kryetarit të partisë?
Unë në këtë rast dhe Basha e financieri, por sidomos unë jam viktimë e sistemit që ka ngritur Rama në këtë vend.

Ora 21:14
Lobimi rus për PD-në, Ristani në Repolitix: S'kam lidhje, kontratën e firmosi vetë Basha

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani u shpreh se nuk ka asnjë lidhje me akuzën e falsifikimit që ka ngritur prokuroria kundër tij në lidhje me dosjen e lobimit në SHBA. Ai tha se kontratën e ka firmosur vetë Basha me lobistin Muzin prej 25 mijë dollarësh. Lobimi nuk ishte një vendim kolegjial dhe as i diskutuar në Kryesinë e PD-së, tha Ristani, por i firmosur nga vetë Basha me lobistin amerikan.

"Së pari jam i hapur për të biseduar për këtë cështje, pavarësisht se kam pozicionin e të pandehurit. Kjo cështje është përtej është përtej personale, ka interes publik, për faktin se tek ne drejtësia ka rënë dhe sistemi demokratik, që bazohet mbi kontrollin e tre pushteteve. Drejtësia tek ne nuk ka gjykatën e Lartë, Kushtetuese, janë në presionin e vettingut një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh dhe janë shumë të ndikuar nga politika dhe kjo cështje është një shprehje e rënies së drejtësisë.

Për të ardhur te rasti konkret. Prokuroria fillimisht e nisi cështjen pas një kallëzimi të bërë nga PD-ja dhe të firmosur  nga unë, pas disa shkrimeve në media. Në emër të PD-së i nisa një shkresë prokurorisë në tetor 2017, ku pasi e sqaroj për procedurat ligjore që ndjek PD-ja për deklarimet i kërkoj që të vijojë që të thellohet në hetimin e cështjes dhe të nisë një hetim. Ishte interesi jonë dhe mbi këtë bazë ka nisur verifikimi. Verifikimin e bëmë për shkak të shkrimeve në media.

Është i vetmi dokument zyrtar i firmosur nga unë në këtë histori. Kemi një kontratë zyrtare të firmosur nga kryetari i partisë dhe një lobist amerikan, Muzin për lobim normal. Duhet të jetë nga fillimet e 2017 dhe është një kontratë me një pagesë prej 25 mijë dollarësh dhe pasi është depoizituar në institucionet e PD-së është bërë pagesa nga banka me faturë të rregullt dhe është bërë deklarimi.

Unë nuk kam firmosur dhe as kam qenë në dijeni të kësaj histori sepse kjo cështje nuk ka kaluar në kryesinë e PD-së është një marrëdhënie që kryetari ne emër të PD-së ka lidhur një marrëveshje me lobuesin, unë nuk kam qenë në dijeni. Marrëveshja u depozitua te sektori i financës që vijoi më pas që bëri deklarimet te KQZ-ja apo tatimet. Më vonë Muzin ka bërë deklarim të përsëritur atje në institucionet e përsëritura, ku ka pretenduar se ka marrë 150 mijë dollarë nga një shoqëri skoceze dhe 500 mijë të tjerë.

Sipas deklarimit të tij janë paguar për llogari të PD-së. Ai bëri një shtesë, pasi herën e parë deklaroi 25 mijë më pas bëri deklarimin tjetër. Sepse e bëri ai atë deklarim është i tiji. PD-ja nuk i ka pasur këto para, nuk kanë dalë nga PD-ja, pasi nuk kanë qenë në arkën e PD-së dhe rrjedhimisht nuk kishin si të deklaroheshin. Unë nuk kam asnjë dijeni për këtë. Unë e kam marrë vesh në media.

Dokumenti që pretendohet i falsifikuar është formulari që zyra e financës së PD-së bën për KQZ-në.  Që të falsifikosh një dokument është një veprim që kryhet me dashje dhe duhet veprim konkret, përmbajtjen, firmën, vulën apo të treja bashkë. Unë nuk kam asnjë lidhje me dokumentin, se kam bërë unë përmbajtjen, as vulosur dhe as firmosur. Unë nuk kam as lidhje me sektorin e financës. Sekretari i përgjithshëm në një parti është politik" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 13/11/2019 08:03

    E mor Ristan, te perdoren sa te deshen dhe me pas te nxorren ne prite. Nuk me vjen keq aspak per ty sikur te hash burgun. E meritoje qe nga koha qe drejtoje KQZ-ne 2009 dhe 2011.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja