Lobimi rus/ Përçahet grupi hetimor, Lulzim Basha u mor i pandehur me shumicë votash

Lobimi rus/ Përçahet grupi hetimor, Lulzim Basha u mor i pandehur me shumicë votash

TIRANE- Dosja e lobimit Rus, ka përçarë grupin e hetimit në prokurorinë e Tiranës, pasi tre prokurorët Gjergji Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj, kanë mbajtur qëndrime të kundërta për sa i përket përfundimit të hetimeve. Tre prokurorët janë bërë grup hetimor, pas një vendimi të drejtueses së prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, e cila urdhëronte nisjen e hetimeve dhe përshpejtimin e tyre për rastin e kontratës 675 mijë dollarë që PD kishte lidhur me një kompani amerikane për lobim. Hetimet janë kryer nga tre prokurorët e mësipërm, por në konkluzionet përfundimtare treshja e prokurorëve është ndarë, duke mos mbajtur qëndrim të njëjtë.

Prokurori Kol Hysenaj ka qenë kundër dërgimit të dosjes në gjykatë, duke menduar që të bëhej dhe një analizim i plotë i provave dhe më pas të konkludohej me një vendim të përbashkët me drejtuesen e prokurorisë Imeraj për dërgim ose jo të dosjes në gjykatë me të pandehur Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Por dy prokurorët e tjerë Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha kanë vendosur me shumicë votash që dosja të kalonte për gjykim pasi prej qershorit 2019 në dosje nuk ishte kryer asnjë veprim hetimore dhe për më tepër që ka dhe afate hetimore procedimi penal. Me shumicë votash tre zyrtarët e lartë të PD janë dërguar në gjykatë si të pandehur. Ky vendim është firmosur nga dy prokurorët Karanxha dhe Tako.

Ndërkohë Elisabeta Imeraj në cilësinë e drejtueses së prokurorisë ende nuk ka firmosur. Dosja ndodhet në fazën e procesit të qepjes dhe më pas dërgimit të saj me postë sekrete në gjykatën e Tiranës. Ditën kur është marrë ky vendim, për dërgimin e dosjes në gjykatë Elisabeta Imeraj ndodhej e shtruar në spital, për shkak të problemeve me shëndetin. E kontaktuar në telefon zonja Imeraj tha për “Shqiptarja.com” se ende nuk është njohur me vendimin e dy prokurorëve por të hënën do ketë një vendim të sajin për këtë dosje. Imeraj shtoi se nuk ka qënë në detyrë gjatë kësaj jave, por kishte deleguar për të firmosur në cilësinë e drejtueses së prokurorisë prokuroren Marjera Zaimi. Edhe kjo e fundit rezulton se nuk ka firmosur asnjë shkresë për dërgimin e dosjes në gjykatë. Pavarësisht kësaj me ndryshimet kushtetuese të vitit 2017, prokurori cilësohet i pavarur në vendimarjen e tij duke ee bërë zot të dosjes që ai ka në hetim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?