'Lobimi rus skandal i rëndë'/ Bardhi i del në mbrojtje Bashës: Revoltuese! Rama e riktheu artificialisht

'Lobimi rus skandal i rëndë'/ Bardhi i del në mbrojtje Bashës: Revoltuese! Rama e riktheu artificialisht

Taulant Balla deklaroi pasditen e sotme përmes një postimi në rrjetet sociale se nesër në Kuvend do të miratohet paketa ligjore për forcimin e luftës kundër pastrimit të parave financimit të terrorizmit. Balla nuk ka lënë pa përmendur edhe lobimin e Partisë Demokratike në SHBA duke thënë se ky është një skandal i rëndë dhe prandaj kërkon legjislacion të fortë, teksa nesër është thirrur Lulzim Basha në prokurori ku do të njihet me akuzën si i pandehur. Por pas deklaratave të Ballës, ka reaguar Gazment Bardhi duke i dalë në mbrojtje të kryetarit të partisë së tij.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit
Është revoltuese, kur dëgjon Taulant Ballën t’u flasë shqiptarëve për luftë kundër pastrimit të parave të pista. Të presësh që Taulant Yaris alias Taulant Bego të luftojë pastrimin e parave, është njësoj si të besosh që hijena do të bëhet vegjetariane. Taulant Balla duhet të sqarojë së pari, përfshirjen në pastrimin e parave të 3.5 milionë eurove me Toyota Yaris. Kush ka durim t’u hedhe një sy arkivave, do të kuptojë se ky është një nga skandalet më të mëdha të kësaj qeverisjeje, për mbulimin e të cilit Kryemjeshtri i pastrimit të parave, Edi Rama keqpërdori prokurorinë e tij për të rikthyer artificialisht në vëmendje çështjen e lobimit të PD në SHBA.

Nuk ka shqiptar me dy pare mend të besojë se Taulant Balla do të luftojë pastrimin e parave të miqve të tij trafikante ndërkombëtar të drogës. Taulant Yaris/Bego, që pavareissht se me nje rroge shteti, zotëron pasuri marramendëse në Tiranë dhe jeton në luks, nuk ka fuqi as të luftojë krimin, as të luftojë pastrimin e parave të krimit e të korrupsionit. Taulant Balla dhe shefi i tij, Edi Rama do të japin shpejt llogari për vjedhjen e shqiptarëve, për pastrim parash dhe për çdo krim tjetër kundër qytetarëve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bruno: 17/06/2019 06:40

    3.5 million euro. Thuaj Lulit ti tregoje te gjitha ne prekurorine Belge.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën