Lobimi rus/ Të gjithë kundër Imerajt në 2020 për të mbrojtur Bashën, si u sulmua ish prokurorja nga PD pasi kërkoi hetim të plotë, mundësia e rihapjes së dosjes

Lobimi rus/ Të gjithë kundër Imerajt në 2020 për të mbrojtur Bashën, si u sulmua ish prokurorja nga PD pasi kërkoi hetim të plotë, mundësia e rihapjes së dosjes

Lulzim Basha dhe ish prokurorja e Tiranës Elisabeta Imeraj

Inteligjenca amerikane, ndër më seriozet dhe të besueshmet në botë, ka konfirmuar financimin e Partisë Demokratike nga Rusia e Vladimir Putinit, duke nxjerrë zbuluar drejtësinë shqiptare, e cila në vitin 2020 mbylli pa ndëshkim dosjen e lobimit, duke çliruar nga akuzat Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Edhe pse kontratat e botuara në Departamentin e Drejtësisë së SHBA-së dhe lobisit Nicolas Muzi tregonin se PD-ja pagoi 500 mijë USD për lobim, njerëzit e drejtësisë në Shqipëri nuk ‘krijuan’ bindjen për të konfirmuar akuzat. 

Po si u ndanë prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për dosjen e lobimit rus?

Në dhjetor të vitit 2019, prokurorët u ndanë në qëndrime sa i takon dosjes së lobimit. Prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha firmosën dërgimin e dosjes për gjykim, në limitet kohore, dhjetor 2019, me akuzën e falsifikimit për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin. Prokurori Kol Hysenaj refuzoi të firmoste dërgimin e dosjes në gjykatë, me argumentin se hetimet nuk ishin zhvilluar të plota. 

Ish kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj kishte firmosur një udhëzim për dosjen hetimore, duke sugjeruar kryerjen veprimeve të tjera hetimore, si pyetja e Nicolas Muzin. Por, koha po skadonte dhe udhëzimi nuk ishte detyrues. “Por udhëzimi për çështje konkrete ka karakter jo detyrues për prokurorin që është i pavarur. Drejtuesi i prokurorisë ka konstatuar disa shkelje ku shihet që aktet e prokurorëve të çështjes, mundet të jenë të pavlefshme, por për shkak të respektimit të pavarësisë së prokurorit, pavlefshmëria e tyre mundet të deklarohet vetëm në gjykatë, në seancë paraprake”, tha në atë kohë Imeraj. 

Dosja shkoi në Gjykatën e Tiranës, ku akuzat për Lulzim Bashën, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin u hodhën poshtë si të pabaza nga gjyqtari Lazër Sallaku. Përplasja mes prokurorëve do të reflektohej edhe në Apel. Edhe Gjykata e Apelit, me shumicë votash, vendosi të lërë në fuqi vendimin e gjyqtarit Lazër Sallaku. Pro shpëtimit të Lulzim Bashës votuan Shpresa Beçaj dhe Alaundin Malaj. Kundër rrëzimit të akuzës për falsifikim dokumentesh votoi gjyqtari Shkëlqim Mustafa. 

Si mos të mjaftonte heqja e akuzës së pastrimit të parave, Prokuroria nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit në Gjykatën e Lartë, një vendim ky i dyshimtë dhe në favor të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, i cili në atë kohë mbështeste Bashën, duke deklaruar se dosja ishte një trillim i Edi Ramës. 

Ndërkaq, qëndrimi i zonjës Elisabeta Imeraj për një hetim të thelluar mbi aferën e lobimit, nuk u harrua nga Lulzim Basha. Në prill të vitit 2021, Basha e quajti Imerajn “ikonë të korrupsionit dhe krimit”. Ishte e njëjta praktikë e ndjekur nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilat kanë shantazhuar dhe sulmuar prokurorët dhe gjyqtarët që kanë pasur në dorë aferat e tyre. 

Nga ana e saj, zonja Imeraj, duke iu përgjigjur Bashës, e cilësoi këtë të fundit ikonë të shpëtimit nga drejtësia me procedurë. “Nuk bie pre e asnjë presioni politik, ekonomik apo kriminal, as e ikonës së shpëtimit nga Drejtësia me Procedurë.... Presion që i bëhet një prokurore që ka 17 vjet në detyrë, që ka hetuar Saimir Tahirin e Shullazin. Deklarata e Bashës është sulm personal për shkak të dosjeve që ka në Prokurorinë e Tiranës, dhe për këto akuza do të përballet në Gjykatë”.  

A mund ta rihapë SPAK dosjen e lobimit nga Partia Demokratike me para ruse? Legjislacioni penal parashikon rihapjen e një çështje vetëm kur zbulohen fakte të reja. A mund të konsiderohet fakt i ri raporti i inteligjencës amerikane? Kjo mbetet në vlerësimin e SPAK-ut si dhe në vullnetin për të kërkuar prova ku bazohet raporti.

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHOTA: 17/09/2022 20:02

    ….Dhe kur mendon qe vetem nje vit me vone, Prokuroren Imeraj e larguan fare nga sistemi i drejtesise.. Nje prove e gjalle e hakmarrjes se mafies politike per te goditur njerzit e ndershem ne sistemin e drejtesise!!!

    Përgjigju
    • Azem Galica: 19/09/2022 19:51

      GALICA…Komenti juaj eshte total i porositur nga te tjere qe kan çfrytezuar injorancen tuej…konkretisht..- Me bashkeshortin prokurorja eshte ndare para vetingut. - Ish bashkeshorti i saj eshte bir i nje traktoristi, rene ne krye te detyres, duke lene 4 femije jetime.. vjen nga shtresa e te perndjekurve politik!

    • Galica: 18/09/2022 05:11

      Dhe te mendosh qe vetem nje mafioze e ndan burrin per ti shpetuar vetingut...sepse edhe pse plotesonte kriterin "politik" si i biri i nje prokurori komunist, e kishte keq punen me kriterin kriminal si trafikant ne Angli e gjetke.

  • Gjergj: 17/09/2022 18:18

    "IKONÈ E KORRUPSIONIT DHE KRIMIT". Interesante. Edhe Dvorani ishte IKONÈ, pèr Ilir Metèn, Metajn. Tè na rruajnè "duart e pastra" nèn hyqmin rus.!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave