Lodhja kronike,
mënyrat për ta luftua

Lodhja kronike,<br />mënyrat për ta luftua
Sindromi i lodhjes kronike: "Unë jam e lodhur, jam gjithmonë e lodhur, nuk kam dëshirë të bëj asgjë ..." Ky quhet sindromi i lodhjes kronike. Këshillat e duhura për të shmangur këtë sindromë i jep në këtë intervistë Prf. John Cristianini.

Ekziston sindromi i lodhjes kronike? 
Po ekziston. Në dhjetor të vitit 1994, një grup ndërkombëtar studimi, i formuar në Shtetet e Bashkuara, ishte në gjendje të publikonte një përkufizim të këtij sindromi. Kjo sindromë është e karakterizuar nga prania e kushteve simptomatike që do t'i citoj në vazhdimësi.

Çfarë është sindromi i lodhjes kronike?
Sindromi i lodhjes kronike është një sëmundje origjina e së cilës ende nuk është sqaruar mirë dhe që manifestohet në një gjendje të lodhjes së zgjatur (të paktën më shumë se 6 muaj, dhe shpesh zgjat disa vjet) , shoqërohet edhe nga simptoma të tjera të tilla si dhimbje koke, dhimbje korrente të fytit, çrregullime të gjumit, humbjen e kujtesës, dhimbje muskulare etj.

Cilat janë shkaqet fizike apo psikologjike? 
Studime mbi shkaqet e lodhjes kronike janë ende në progres. Shumë herë ndodh që çrregullimet të paraprijnë nga një sëmundje infektive, një ngjarje traumatike apo edhe psikologjike. Kjo ka ndodhur në disa pacientë, por jo gjithmonë. Përveç kësaj, anketat psikiatrike kanë treguar se shumë prej këtyre pacientëve gjithashtu vuajnë nga ankthi nervor ose depresioni, edhe pse ne nuk duhet të harrojmë se 30% e këtyre pacientëve janë të lirë nga çdo lloj sëmundje psikiatrike.

Simptomat e sipërpërmendura mund të kenë shkaqe të tjera?
Nuk ka aktualisht teste specifike që mund të përdoren për të konfirmuar diagnozën e lodhjes kronike, por duhen kryer teste të shumta për të dalluar sëmundjet e tjera të mundshme që mund t’i ngjajnë një sindromi të tillë. Ja disa shembuj të sëmundjeve të tilla: tiroidet, sëmundje të zemrës, sëmundje të veshkave, infeksionet e mëlçisë, sklerozë të shumëfishtë, depresioni, abuzimi me alkoolin, drogën-marrjen, etj .

Nëse "sindromi i lodhjes kronike" ekziston cilat janë trajtimet e duhura? 
Përsa i përket terapisë duhet thënë se nuk ka asnjë mjekim të njohur në gjendje për të shëruar këtë sëmundje. Ata të cilët janë të prekur, mund të përfitojnë nga ndërhyrjet e ndryshme farmakologjike (antiviralëve, ilaqet kundër depresionit, etj ...). Duhet të jetë e qartë se duhet gjithmonë të konsultoheni me mjekun tuaj, nëse e gjykoni të nevojshme, për të përdorur terapitë e kërkuara nga rasti i veçantë klinik
 

Redaksia Online
(Jetona Koçibelli/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin