TIRANE- Gjet Ndoji ka përcjellë dje për mediat disa nga nismat e tij dhe të institucionit që përfaqëson si Drejtor i Përgjithshëm i Arkivave në lidhje me punën dhe të ardhmen e punës në AQSHSH. Dokumente e fotografi të rralla për emra të shquar të historisë dhe kulturës shqiptare kanë nisur të pasurojnë Arkivin e Shtetit. Falë punës së disa individëve që punojnë me zell privatisht në kërkim të dokumenteve origjinale nga arkivat botërore, drejtori i arkivës, Gjet Ndoji, thotë e ka kthyer në prioritet bashkëpunimin me ta dhe disa shtete për të mundësuar shfrytëzimin e arkivave, siç janë ato të Turqisë, Venedikut, Vatikanit dhe Dubrovnikut.
/Shqiptarja.com










