TIRANE- Bashkia e Tiranës, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për lojërat e fatit, duke këmbëngulur për grumbullimin e tyre vetëm në një vend.
"Informojmë ministrin e paqartë se Këshilli Bashkiak, në tetor 2012 miratoi pa votat e PS vendosjen e një takse për lojërat e fatit. Ky vendim u zbatua deri më 25.07.2013, kur Gjykata e Shkallës së Parë vendosi pezullimin e vendimit, vendim i cili u la në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit. Bashkia e Tiranës e ka ankimuar këtë vendim në Gjykatën e Lartë. Bashkia e Tiranës është e vendosur për grumbullimin në një pikë të vetme të gjitha lojërave të fatit që shtrihen në territorin e saj. Qeverisja qendrore është e ftuar të japë kontributin e saj në këtë drejtim. I kërkojmë pushtetit qendror, të marrë masa të menjëhershme për zhvendosjen e tyre", ka qenë ky reagimi i bashkisë së Tiranës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com