TIRANE - Operacioni “Fund Marrëzisë” kundër lojërave të paligjshme të fatit, nisur që më datë 14 tetor, ka çuar në procedimin penal të 341 personave që operojnë në këtë fushë dhe sekuestrimin e 1810 pajisjeve.

Burimet zyrtare të Ministrisë së Brendshme njoftuan se janë bllokimin e 350 subjekteve, kontrolluar 1047 kazino e lojëra fati; janë proceduar penalisht 343 subjekte dhe 341 persona.

Në të gjithë vendin janë sekuestruar 1810 makineri lojëra fati e pajisje; 148 kompjuterë dhe 468 monitorë.

Vetëm në qarkun e Tiranës janë bllokuar 216 subjekte, janë kontrolluar 156 pika, janë proceduar penalisht 69 subjekte dhe 67 persona.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)