Lojërat Olimpike dita e 12-të
njihuni me fituesit për çdo kategori 

Lojërat Olimpike dita e 12-të<br />njihuni me fituesit për çdo kategori 
Pas dy vitesh do të jetë sërish Brazil-Gjermani. Kjo është finalja e futbollit të meshkujve në Lojërat Olimpike të Rios.

Skuadra Olimpike gjermane për të siguruar finalen e madhe mposhti Nigerinë 2-0 me nga një gol për çdo pjesë duke shkuar me prepotencë në finale.

Më herët misionin e kishte kryer edhe Brazili vendas i udhëhequr nga Neymar duke arritur një fitore tenistike 6-0 ndaj Hondurasit. Sulmuesi i Barcelonës zhbllokoi rezultatin dhe e mbylli përfundimisht atë ndërsa kishte kohë edhe për golat e Markinjos, Luan dhe dygolëshin e Gabriel Jesus.

Finalja e futbollit të meshkujve Brazil-Gjermani do luhet të shtunën dhe pritet të jetë një superndeshje në Marakana. Për Brazilianët është shansi të largojnë fantazmat e 7-1 të 2014 ose makthi do të vijojë nëse fiton sërish Gjermania. 

Përveç futbollit dita e djeshme e Olimpiadës ka dhuruar spektakël edhe në basketbollin e meshkujve ku janë luajtur të katërta ndeshjet çerekfinale dhe janë përcaktuar dy çiftet gjysmëfinaliste që do jenë Spanja-SHBA dhe Australi-Serbi. Spanja kaloi turin në çerekfinale duke mposhtur Francën e Toni Parker 92-67.
 
Iberikët e dominuan gjatë gjithë kohës takimin ndërsa Parker zyrtarizoi largimin nga Kombëtarja.
basketboll
  (Basketbollistës spanjoll duke festuar në ndeshjen ndaj Francës )

Një super Kevin Durant me 27 pikë të realizuara ka kualifikuar “Dream Team” pra kombëtaren amerikane të basketbollit në gjysmëfianle. Amerikanët mposhtën me një diferencë të madhe 105-75 Argjentinën dhe tashmë janë gati për t'u përballur me Spanjën.

Gjysmëfinalistja e parë ishte Australia që eliminoi Lituaninë. Australia do të përballet me Serbinë që nga ana e saj ka mposhtur Kroacinë 86-83 falë një periode të tretë shumë të mirë.

Duke kaluar në sportet e tjera në garën e 200 metrave në atletikë Usain Bolt kaloi me shumë lehtësi për në finale aty ku do të kërkojë të vendos një kohë rekord.
 
Xhamajkani e fitoi baterinë e tij në gjysmëfinale me kohën 19:78 po duke u tallur në metrat e fundit dhe duke e ulur shumë shpejtësinë.
 
E pabesueshme ajo që ndodhi në baterinë e tretë ku rivali numër një i Bolt ,amerikani Justin Gatlin nuk arriti të kualifikohej për në finalen e madhe.
bolt
 (Usain Bolt gjatë garës së 200 metrave) 

Kipruto ka fituar medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në Olimpiadën e Rios. 21-vjeçari kenian e mbylli garën me kohën 8:03:28 duke vendosur edhe një rekord të ri olimpik. Ndërsa medaljen e argjendë e fitoi amerikani Evan Jager dhe vendi i tretë i takoi një tjetre. keniani Ezekiel Kemboi që në Athinë dhe Londër kishte fituar medaljen e artë.

Dhe në fund po tek atletika në finalen e 200 metrave për femra medalja e artë i shkoi xhamajkanes Elaine Thompson me kohën 21:78.
 
Thompson ka fituar edhe medaljen e artë në garën e 100 metrave për femra dhe bëhet e para atlete që nga 1988 që fiton në të njëjtën Olimpiadë të dyja garat atë të 100 dhe 200 metrave.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron