Ekipi shqiptar që mori pjesë në Lojërat Olimpike Londër 2012 ka vendosur para nisjes së do të kthehet në Shqipëri më datë 14 gusht. Deri në këtë pikë nuk ka asgjë për t;u habitur, por kur mëson se në kthim ekipi shqiptar nuk do të jetë i plotë, këtu fillon edhe çalon dicka. Ekipi që mori pjesë në Londër do të kthehet në Shqipëri i ndarë në dy grupe. Një fakt i tillë nuk është aspak pozitiv, pasi me këto veprime radhitemi përkrah ekipeve që nuk kanë asnjë lloj organizimi. Problemet për ekipin tonë kanë nisur prej momentit të nisjes për në Lojërat Olimpike, për fat të keq, sportistët u transportuan në aeroportin "Nënë Tereza" me taksi, e kundërta e pjesës tjetër të botës,e cila ju kushton një organizim të vecantë përfaqësuesve të ekipit olimpik. Nuk është e cuditshme nëse do ta vendosësh ekipin shqiptar përkrah atij të Kamerunit për nga organizimi.
E ndërsa afrikanëve pas përfundimit të garave ju larguan në drejtim të pa ditur shtatë futbollistë, ekipi shqiptar do të kthehet në dy grupe. Kjo ngjarje tregon edhe njëherë që problemet e sportit shqiptar nuk janë vetëm në aspektin e përgatitjeve, por edhe në atë të protokollit. Kujtojmë që sportistët shqiptar në Londër realizuan një paraqitje mjaft të dobët duke lënë për të dëshiruar. Nga peshëngritja te noti, qitja dhe atletika gjithcka shkoi ters duke ngritur shumë pikëpyetje që kërkojnë përgjigje në të ardhmen. Në kthim Komitetin Olimpik e pret me çdo kusht një analizë e thellë për të nxjerrë në pah problemet që sollën dështimin në të gjitha aspektet.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com