Ka përfunduar aventura edhe për notarin shqiptar Sidni Hoxha në Lojërat Olimpike Londër 2012. Hoxha ka garuar në disiplinën e notit, 100 metra stil i lirë në baterinë e tretë nga tetë që ishin gjithësej. Në barerinë e tij 20 vjecari e mbylli me kohën më të mirë 51’11, por në përfundim të tetë baterive, Hoxha u rendit në vendin e 37 duke lënë pas 19 notarë.
Në gjysmëfinale janë kualifikuar 16 notarë, një zonë e pa mundur për shqiptarin. Vendin e parë në këtë kategori e zuri notarja amerikane Natan me kohën 49’19. Notari shqiptar nga Lojërat Olimpike Londra 2012 mund të kënaqet vetëm me thyerjen e rekordit personal dhe njëkohësisht kombëtar me 23 të qindat. Në krahasim pritshmëritë që ekipi olimpik kishte për Majlinda Kelmendin dhe Romela Begaj, Sidni Hoxha mund të thuhet se ka arritur të realizojë objektivat që kishte.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com