Sportistja e ekipit olimpik të Kinës, Ji Siling rrëmbeu medaljen e parë të artë të shtunën në Olimpiadën e Londrës. Ajo fitoi në garën e femrave për qitje në 10 metra në Kazermën Mbretërore. Kinezja bëri një performancë mjaft të mirë duke realizuar të gjitha pritshmëritë.

Sylvia Bogacka e Polonisë, e cila udhëhoqi në gjysmën e parë të finales, por në fund nuk shkoi më shumë se medalja e argjendtë. Megjithatë polakja ka marrë vlerësime për garën e saj, pavarësisht se humbi në fund vendin e parë.

Ndërsa në vendin e tretë përfundoi Ju Dan e Kinës, e cila fitoi medaljen e bronztë.

Ji, numri një në botë, buzëqeshi me kënaqësi, për atë që duket të jetë medalja e parë e artë në mesin e shumë të tillave që pritet të fitojë Kina në Lojërat e Londrës. Dueli në distancë midis dy përfaqësueseve më të forta sapo ka filluar. Në Pekin ishin vendasit që fituan me meritë, por në Londër mendohet se SHBA do të parakalojnë duke fituar numrin më të madh të medaljeve të arta. Shpresat më të mëdha ekipi olimpik i SHBA i ka te notari Majkëll Felps i cili ka premtuar se do të fitojë 7 medalje të arta.


.1. YI, Siling (CHN) 502,9 medalje e artë
.2. BOGACKA, Sylëia (POL) 502,2 medalje e argjentë
.3. YU, Dan (CHN) 501,5 medalje e bronxhtë
.4. EMMONS, Katerina (CZE) 500,3 pikë
.5. GRAY, Jamie Lynn (USA) 499,7 pikë
.6. AHMADI, Elaheh (IRI) 499,1 pikë
.7. SCHERER, Sarah (USA) 499,0 pikë
.8. VDOVINA, Daria (RUS) 498,5 pikë


(d.b/shqiptarja.com)