Pas ditëve të para të Lojërave Olimpike të përqëndruara në disiplinat e notit, skermës dhe Xhudo, sot e ka radhën mbretëresha e sporteve për t’u prezantuar në stadiumin olimpik përpara mijëra spektatorëve që pritet ta ndjekin. Pritshmëritë janë majft të mëdha përsa I përket garës së 100 metrave për meshkuj për të parë se kush do të jetë njeriu më i shpejtë në rruzullin tokësor.

Usain Bolt, Yohan Blake, Asafa Powell dhe amerikani Tyson Gay janë kandidatët kryesor për të fituar medaljen e artë. Në kalendar sot janë parashikuar për t’u zhvilluar garat e 10 mijë metrave për femra. Favoritet krtesore për të fituar në këtë disiplinë janë olimpistet etiopiane . Pritet një shpërthim i rekordmenes në Lojërat Olimpike në Pekin, Dibaba.

(d.b/shqiptarja.com)