Vazhdojnë garat dhe emocionet në Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi. Medalja e artë e radhës ka shkuar për Tina Maze-n, e cila arriti që të fitonte në garën e dishezës në ski alpine. Skiatorja sllovene dominoi garën, duke lënë pas në vendin e dytë zviceranen, Domenik Gisin. Në vendin e tretë një tjetër zvicerane Lara Gut.

Kanadezja Dara Howell mori medaljen e artë në disiplinën stil i lirë në ski. Ajo mblodhi gjithsej 94.20 pikë duke lënë pas në vendin e dytë, amerikanen Devin Logan. Në vendin e tretë në kategorinë e femrave u rendit Kim Lamarre. Ndërkohë që kjo ishte medalja e parë për për ish-patinatoren, Howell.

Lojërat Olimpike Dimërore në Soçi të Rusisë kryesohen nga ekipi i Norvegjisë, i cili ka marrë më shumë medalje deri tani, me gjithsej 11 medalje. Norvegjia ma marrë 4  medalje të arta, 3 të argjendta dhe 4 të bronzta. Kanadaja është e dyta me 4 të arta, 3 të argjendta dhe 2 të bronzta.

Gjermania me 4 të arta dhe 1 të argjendtë, Holanda 3 të arta, 2 të argjendta dhe 3 të bronzta. Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vendin e pestë me 2 të arta, 1 të argjendtë dhe 4 të bronzta. Surprizë deri tani është Rusia, vendi organizator, pasi ka fituar gjithsej 7 medalje, 1 të artë, 3 të argjendta dhe 3 të bronzta.



d.b/shqiptarja.com