Qitësi Arben Kuçana i ka dhënë fund garës olimpike për ekipin shqiptar në 50 metra pistoletë duke zgënjyer. Kuçana pas paraqitjes së dobët në disiplinën e parë, nuk ka mundur të lërë gjurmë edhe në të dytën duke përfunduar në vendin e fundit me pikë të barabarta me sportistin nga Mali i Zi, Saranivic.

Paraqitja e Arben Kuçanës është në vijëmësi e njëjtë me atë të pjesës tjetër të sportistëve shqiptarë në Lojërat Olimpike Londër 2012, që lanë për të dëshiruar. Ndoshta kjo është paraqitja më negative e realziaur nga ekipi olimpik shqiptar ndonjëherë në një edicion të Lojërave Olimpke.

(d.b/shqiptarja.com)