LONDER - Shtatë atletë kamerunas janë zhdukur, ndërsa merrnin pjesë në Lojërat Olimpike të cilat po zhvillohen në Londër.

Shtatë sportistët, duke përfshirë pesë boksierë, janë të dyshuar se kanë vendosur të qëndrojnë në Europë për arsye ekonomike, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Një portiere rezervë për ekipin e grave të futbollit, Drusille Ngako, ishte e para që u zhduk, sipas një zyrtari të misionit diplomatik të Kamerunit.

Në qershor, një mbajtës pishtari etiopian, Natnael Yemane, 15 vjeç, u zhduk gjithashtu, ndërsa qëndronte në një hotel në Notingam.

"Ajo që filloi si thashetheme është kthyer në fund të jetë e vërtetë," tha kreu i Ekipit të Kamerunit, David Ojong, në një letër dërguar në Ministrinë e Sportit të vendit të tij.

(aq/shqiptarja.com)