Lojërat tradicionale aftësojnë fëmijët,
teknologjia i bën të pavëmendshëm

Lojërat tradicionale aftësojnë fëmijët,<br />teknologjia i bën të pavëmendshëm
SHBA- Lojërat tradicionale që dikur kanë qenë shtyllat kryesore të argëtimit të fëmijëve, vazhdojnë të jenë ende më të mirë për mesmin e disa aftësive të nevojshme për sukses sesa mjetet moderne teknologjike, kanë treguar kërkimet.
 
Edhe pse mjetet moderne të argëtimit si, kompjuterët, video-lojërat dhe telefonat i mban fëmijët të zënë, teknologjia është më pak efektive sesa shumë  metoda tradicionale të arsyetimit hapësinor tek parashkollorët, tregojnë studiues amerikanë.
 
“Aftësitë, përfshirë gjeometrinë e hershme(format më të thjeshta) dhe mësimi i emrave të formave, ndihmon fëmijët të mësojnë aftësitë matematikore që në kopsht. Dhe në qoftë se ata i dinë para se të fillojnë kopshtin, ata janë në krye të kurbës së suksesit”, tregon autori kryesor i kërkimit, Brian Verdine, akademik në Universitetin e Delaëare në Neëark.
 
Arsyetimi hapësinorë, që është aftësia e vizualizimit dhe manipulimit të objekteve edhe pse ato paraqiten në hapësirë, pra nuk janë gjëra konkrete, është e rëndësishme në matematike në shkenca të orientuara nga karriera, përfshirë inxhinierinë, mjekësinë, arsimin etj.
 
Të luajturit me objekte të ndryshme, të formave të ndryshme dhe mjete të tjera janë më shumë sesa thjeshtë të parut dhe të manipuluarit të këtyre objekteve. Rol në aftësimin e të arsyetuarit hapësinorë ka edhe komunikimi i prindërve.
 
Për shembull, duke krahasuar madhësitë, ngjyrat dhe pozicionin e objekteve, fëmijët mësojnë të bëjnë krahasime.
 
Kur prindërit i drejtojnë fëmijët drejt lojës dhe narracionit, ky komunikim me ta është një mënyrë e mirë e të mësuarit të fëmijëve.
 
“Prindërit japin të dhëna shtesë të gjuhës dhe ata mund t’i përgjigjen fëmijëve në një mënyrë që lojërat elektronike nuk mund ta bëjnë këtë”, Marsha Gerdes, psikologe fëmijësh.
 
“Lojërat të modës së vjetër kanë provuar që shumë prej këtyre lojërave në një mënyrë apo në një tjetër përfshinë edhe të tjerë në lojë, të vegjlit por edhe të rriturit”, tregon psikologija.
 
Edhe pse lojërat në ekran shpesh janë tërheqëse për fëmijët, shumë ekspertë besojnë se ato nuk ndihmojnë të mësojnë më shumë se objektet reale, të prekshme  dhe bashkëveprimin me njerëzit e tjerë.
 
“Fëmijët të cilët orët e zbavitjes i kalojnë para kompjuterave, televizorit apo dhe me një aparat celular,  priren të kenë më shumë humbje vëmendjeje, rezultate më të ulëta në lexim dhe aftësi e ulët në gjuhën e folur në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre që nuk e kalojën kohën duke parë në ekran. Hulumtuesit thonë se fëmijët shpesh nuk arrijnë t’i kuptojnë dhe aq më pak të mësojnë prej tyre.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri