Loja e Berishës me FMN-në:
Eshtë pesimiste nga natyra

Loja e Berishës me FMN-në: <br />Eshtë pesimiste nga natyra
TIRANE - Nëse u habitët kur dëgjuat ministrin e Financave Ridvan Bode të deklaronte se ekonomia ka një komponent të fortë psikologjik për të justifikuar parashikimin 6 herë më të ulët të FMN-së mbi rritjen ekonomike, mbahuni fort kur të mësoni variantin e Kryeministrit Berisha. Sipas tij, humnera nga 3%-shi i Qeverisë shqiptare te rritja vetëm me 0.5% e parashikuar FMN, vjen si pasojë e karakterit pesimist të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por loja e Kryeministrit Berisha me FMN-në gjatë mbledhjes së qeverisë ka vazhduar edhe më tej. Ndonëse Fondi Monetar i kërkoi troç qeverisë që paratë nga privatizimet të përdoren për të reduktuar borxhin publik që konsiderohet i rrezikshëm, Kryeministri deklaroi se me fondet që do të hyjnë në arkat e shtetit do të ndërtohen rrugë, do rriten rroga dhe pensione.
Pak minuta më pas Berisha ndryshoi mendje dhe tha se asnjë qindarkë nga privatizimet nuk është parashikuar në buxhet.
Dhe vetëm dy minuta më pas përsëri një variant tjetër: paratë e privatizimeve do kthehen në mirësi për qytetarët, ujësjellësa e kanalizime për të gjithë.

Nëse është e vërtetë që ekonomia është edhe psikologji, me tre qëndrime të ndryshme brenda 30 minutave fjalim, kush e di se ç’vlerësim do të kishte FMN-në për shëndetin mendor të Qeverisë shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik

Lufta/ Bilalli në Report Tv: Rusia mund të godasë me raketa vende që furnizojnë Ukrainën me armë! Cënohet siguria në Europë! Çfarë është raketa Oreshnik