Lojë ‘luftash’ në PD

Lojë ‘luftash’ në PD

Berisha dhe Basha

Kur ishim të vegjël, imitonim filmat me luftë partizane, sepse ajo kohë ishte. Njëherë bëhej njëri komandant, njëherë tjetri, dhe rrallë kërkonim të bëheshim ushtarë.. Kjo duket se mbetet genetike për shqiptarët. Brënda një rrethi të vockël shoqëror, apo dhe brënda një familje, të gjithë duan të jenë “komandantë” dhe shpallen si të tillë edhe pse kanë peshë të vockël komanduese. Natyrisht trashëgimi të tillë ka patur, ka, dhe do të ketë edhe në politikë. Fusha dhe tapeti, ku shihen qartë tendenca të tilla mbeten partitë politike. Dhe konkretisht një prej tyre, ku loja ‘luftash” ka nisur dhe nuk ka gjasa të ndalet, mbetet Partia Demokratike.

Qysh nga 2013 deri sot, kjo PD, ka bashkëjetuar me dy kryetarë, njëri de facto, dhe tjetri de jure. Prej 2022, kjo parti ka patur 4 kryetarë. Seicili që mban një post sekretari, apo nënkryetari, vetëquhet “kryetar”, edhe sikur ti kthehet mëndja  dikujt që është dorëhequr (pa legalitet) të rikthehet në postin e tij. Shkurt. Në PD, ka lojë “luftash”, dhe asnjë nuk pranon se është ushtari i kryetarit. Rrumpalla ka kaptuar sekretariatin, kryesinë, Këshillat Kombetare (sepse ka dy të tillë) degët lokale kanë 2-3 kryetarë të vetëshpallur, seksionet kanë nga 3-4 kryetarë të zgjedhur në sheshe pallatesh, lokale, kafenera etj. Ku është katandisur PD, është pak të thuash se opozita ka mbaruar. Mjafton të shohësh kacafytjet mes tyre edhe në sallën e Parlamentit (PD me PD) dhe mungesa e opozitës reale, për tu bindur se do të duhen dekada që partia e Idealeve të Dhjetorit’90, të bëhet kandidate pushteti në Shqipëri.

Mungesa e afrimit të brezit të ri, mungesa e vizionit dhe programeve progresiste, mungesa edhe e mbështetjes ndërkombëtare, nuk po e bind lidershipin e vjetër dhe të ri, të asaj force politike, ti thërrasë mëndjes. Ajo forcë politike tanimë është marrë peng nga kryetarët e saj. Berisha thotë “unë kam shumicën në bazë dhe grupimin parlamentar”, Basha thotë se “unë kam vulën, firmën, dhe vendimin e gjyqsorit”, tanimë del edhe Bardhi dhe shprehet se “jam unë kryetar i pazëvëndësueshëm i deputetëve demokratë”, kurse Edi Rama sheh me të drejtën e Zotit dhe kryeministrit legjitim, se si po shuhet opozitarizmi në Shqipëri i kapur prej “gryke” nga e shkuara.

Duke u “rritur politikisht” pranë Berishës, edhe Basha është bërë adhurues i flaktë, i lojërave “luftash” brënda asaj partie, edhe nuk i lëshon “pe balonës” së Doktorit. Zgjidhja e vetme e një krize dramatike që ka mbërthyer Partinë Demokratike, e kthyer në “Portokalli e Parlamentit”, mbetet largimi i dyshes Berisha-Basha, por deri atëhere do të duhen vite e vite, derisa në listat e saj të mos ketë mbetur “këmbë ushtari”, anëtari apo simpatizanti, duke lënë pas  për të  drejtuar  sallat bosh, vetëm “komandantët” e vetmuar.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Haja: 14/09/2023 19:11

    PD eshte kthy ne parti lesh Marike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje