Lojërat e fatit, Bozdo:Mbyllen disa
të fuqizohen të tjera, Dalipi: Gënjen

Lojërat e fatit, Bozdo:Mbyllen disa<br />të fuqizohen të tjera, Dalipi: Gënjen
TIRANE- Nënkryetari i bashkisë Eno Bozdo hedh dyshime mbi seriozitetin e nismës së qeverisë Rama për të mbyllur të gjitha lojrat e fatit. Në një prononcim për shtyp nga bashkia, paraditen e sotme i kërkon kryeministrit të kërkojë ndjesë publike kryeqytetasve për mosvotimin në Këshillin bashkiak të vendosjes së taksës së përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen  e tyre në periferi.

“Ditët e fundit e kemi dëgjuar vazhdimisht kryeministrin të flasë për lojërat e fatit, por zoti Rama duhet fillimisht ta niste aksionin kundër tyre me një ndjesë publike drejtuar qytetarëve të Tiranës, për mosvotimin në Këshillin Bashkiak, për vendosjen e taksës të përkohshme për lojrat e fatit e cila kishte si qëllim zhvendosjen  e tyre. Qytetarët e Tiranës e mbajnë mend mirë, se përveç mosmiratimit të asaj nisme, këshilltarët e zotit Rama tentuan edhe ta prishnin atë mbledhje të Këshillit Bashkiak. 

Ky është një fakt që hedh hije të forta dyshimi, mbi seriozitetin e kësaj nisme e cila shpresojmë të mos përfundojnë në mbylljen e disa kazinove, për të fuqizuar disa të tjera, të miqve, partnerëve apo klientëve të pushtetit.”- tha Bozdo.
 
REAGON DALIPI: GENJEN
Menjëherë ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të këshillit bashkiak Aldrin Dalipi i cili e akuzon për gënjeshtër pasi këshilltarët e majtë kërkuan mbylljen e të gjithë kazinove.

 

BOZDO: RAMA I LA BASHKISE SE TIRANES 80 MLN DOLLARE BORXHE TE PAPAGUARA
 
Bozdo, i cili ka mbajtur dhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë në qeveri e Berishës akuzoi kryeministrin dhe për boxhe të akumuluara në 15 vitet e fundit që kapin shifrën e 80 milionë dollarëve në kohën kur drejtonte bashkinë e Tiranës.
 
“Në kuadër të fushatës që ka nisur kryeministri Rama, për të paguar borxhet e akumuluara gjatë 15 viteve të fundit, po i kërkojmë sot të llogarisë edhe borxhet e grumbulluara në Bashkinë e Tiranës të drejtuar prej tij.
 
Janë afro 80 milionë dollarë borxh, trashëgimia që Edi Rama i la Bashkisë së Tiranës në 2011, prej të cilëve rreth 35 milionë dollarë punë të papaguara, 24 milionë dollarë borxhe për vendime gjyqësore të papaguara, 20 milionë dollarë shpronësime, ndërkohë që çdo ditë përballemi me shqetësimet e qytetarëve për pronat e rrëmbyera pa asnjë procedurë shpronësimi.”- tha Bozdo.
 
Bozdo fton ministrin e Financave, që në portalin e hapur të pranojë edhe vetëdeklarimin për borxhet që Edi Rama akumuloi gjatë drejtimit të Bashkisë.

  (Suela Gera/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit

VIDEOLAJM/ Dita e Pavarësisë, 112-vjetori festohet edhe në Fier! Qytetarët me flamuj kuq e zi paradë në qendër të qytetit