ORA 01:48 - Ka përfunduar mes shpërthimit ë fishekzjarreve ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Londër 2012, me fokus tek shkëlqimi i Flakës Olimpike e cila do të qëndrojë e ndezur deri në datën 12 gusht. Simboli i kësaj ceremonie hapëse të Lojërave Olimpike ka qenë historia e Britanisë së Madhe.

ORA 01:38
- Ka ardhur momenti kulmues i ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Londër 2012, ndezja e flakës Olimpike në Stadiumin Olimpik. Flaka Olimpike ka udhëtuar nga Greqia për 70 ditë deri në Britaninë e Madhe, dhe është mbajtur anembanë botës nga rreth 8000 sportistë. Në Stadiumin Olimpik flaka u mbajt nga një grup prej 7 atletësh të rinj Britanik, të cilët gjithashtu ndezën flakën e pishtarit të madh në stadium.

ORA 01:03
- Shteti i fundit që parakaloi në paradën e atletëve është Britania e Madhe vendi organizator i këtyre lojërave, mbajtës flamuri është Sir Chris Hoy fituesi i tre medaljeve të arta, katër vjet më parë në Lojërat Olimpike të Pekini në Kinë

ORA 00:40
- Parada e atletëve në Lojërat Olimpike është i vetmi moment që bota mund të shohi në mënyrë ideale (duke buzëqeshur) të gjitha vendet e botës bashkë.

ORA 00:03
- Në Parkun Olimpik po dëgjohet një kolazh këngësh pop nga grupet më të famshme Britanike si: Beatles, Rolling Stones, Queen, Sex Pistols, David Bowie, New Order.

ORA 23:25
- Ka filluar parada e atletëve me shtetet përkatëse, shteti i parë që hapi paradën ishte Greqia dhe menjëherë pas saj parakloi Shqipëria, shtangistja Romela Begaj ishte mbajtëse e flamurit.

ORA 23:08
- Nga 27 milionë sterlinat e shpenzuara për ceremoninë, një pjesë e mirë duhet të ketë shkuar vetëm për kostumet.

ORA 22:56
- James Bond, Mary Poppins, Mr. Beans... duam apo s’duam këta janë pjesë e kulturës dhe historisë britanike.

ORA 22:34 -
Snajperët mbi taracën e stadiumit nuk duken, ironizojnë gazetarët italianë.

ORA 22:29
- Pjesa më e madhe e komentuesve janë gati të një mëndje: mesazhi i këtij spektakli është që t’i kujtojë britanikëve (e t’i thotë botës) se kush janë dhe nga vijnë.

ORA 22:15
- Fillon ceremonia: volumi i muzikës është aq i lartë saqë dridhen karriget, tregojnë gazetarët nga Stadiumi Olimpik. Tema kryesore, kalimi nga Anglia e bujqësisë tek hapat e para të industrializimit.

ORA 21:45
- Rreth orës 21:30 (me orën tonë) reshje të dendura shiu u shfaqën mbi Stadiumin Olimpik, duke detyruar dy prezantuesit që të streoheshin në këmbanën gjigande që është bjesë e ceremonisë.

ORA 20: 45 -
Numrat e ceremonisë: 7346 metra katror fushë me bar, 34570 kopsa të qepura në kostume, 500 persona.

ORA 20: 40
-Në qendër të stadiumit fushat e Old Rural England. Më pas do të hyjnë 40 dele, 12 kuaj, 3 lopë, 3 qen, 10 pata.

ORA 20: 35 -
Këmbana olimpike, dy metra për tre, që peshon 23 ton, do të dëgjohet në fund të numërimit mbrapsht.

ORA 20:30
- Kangjellat e stadiumit olimpik janë hapur dhe spektatorët kanë filluar të futen brenda.

Një foto nga brenda Stadiumit Olimpik:

STADIUMI OLIMPIK

ORA 14:00 - Londra është gati të nisë në orën 22:00 (me orën tonë) lojërat e 30-ta olimpike me një ceremoni madhështore në stadiumin olimpik. Ceremonia është pagëzuar si "Ishulli i çudirave". 80 mijë persona do të kenë mundësi ta ndjekin nga afër spektaklin e hapjes, teska për të gjithë eventin janë shitur 8 milionë bileta. Audienca mendohet se do të kapërcejë 4 miliardë persona në mbarë globin.

Spektakli i hapjes është përcaktuar të jetë 3 orë dhe pritet të jetë i mrekullueshëm sipas organizatorëve që kanë menduar gjithcka deri në detaje. Eventi do të nisë me mbërritjen në stadiumin olimpik të Mbretëreshës Elisabetë, e cila do të pritet nga presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge. Personalitet nga e gjithë bota, pjesë e të cilëve është edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha dhe ministri i sporteve Aldo Bumci do ti lënë më pas vendin paradës së atletëve sipas rendit alfabetik të shteteve.

Pas përfundimit të paradës së prezantimit të sportisëtëve nga i gjithë globi, fjalën do ta marrë kreu i komitetit olimpik ndërkombëtar, Rogge, i cili do të mbajë një fjalim të shkurtër. Pas përfundimit të fjaëls së tij, radhën e ka Mbretëresha Elisabetë për të deklaruar hapjen zyrtare të lojërave olimpike.

Theksojmë që flaka olimpike pas mbërritjes në stadium do të qëndrrojë e ndezur përgjatë gjithë ditëve të olimpiadës. Kjo është olimpiada e 30-të ku marrin pjesë 204 shtete dhe 10 mijë e 500 atletë që do të garojnë nga data 27 korrik deri më 12 gusht. Organizatorët kanë dizenjuar më shumë se 4700 medalje në dispozicion të fituesve.

Qeveria angleze ka shpenzuar afro 10 miliardë paund për përgatitjen e Lojërave Olimpike, ku përfshihet pa dyshim ndërtimi i infrastrukturës moderne, stadiumit olimpik, terrenet sportive dhe fshatit olimpik. Në gadishmëri të ruajtjes së rendit dhe garantimit të sigurisë janë angazhuar mbi 18. 000 trupa, të cilët do të jenë të pranishëm në cdo hap të olimpistëve.

(d.b/shqiptarja.com)