LONDËR - Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës nisi me muzikën më të përzgjedhur angleze e cila u performua nga këngëtarët më të njohur anglez. Në spektaklin e mbylljes së kësaj Olimpiade morën pjesë 4 mijë performues, dhe kënduan George Michael, grupi Sipce Girls, rreperi Tinie Tempah, këngëtari i njohur rrymës pop Taio Cruz si dhe këngëtarja Jessie J, në ceremoni performuan gjithashtu DJ i famshëm britanik Fatboy Slim, dhe aktori komik Russell Brand.
Ceremonia e mbylljes së Lojërave Olimpike të Londrës nisi në orën 21:00 (me orën e Londrës) dhe kishte në fokus muzikën e 50 viteve të fundit në Britani.
Ekipet pjesëmarrëse gjatë parakalimit me flamujt e tyre formuan "rrathët shoqërorë" duke dhënë një mesazh bashkimi për të gjithë. Përgjatë ceremonisë, fituesi i katër medaljeve olimpike Ben Ainslie mbajti flamurin e Britanisë së Madhe. Flaka Olimpike iu dorëzua në mënyrë simbolike organizatorëve të Lojërave Olimpike që do të organizohen në Rio De Janeiro në vitin 2016 ndërsa Brazili bëri një performancë për prezantimin e vendit të tyre.
Në Lojërat Olimpike të Londrës SHBA e mbyllën garën e tyre me 45 medalje të arta dhe u ndoqën nga Kina me 38 medalje të arta. Ndërsa Mbretëresha e Britanisë së Madhe është shprehur se Sportistët pjesëmarrës të Britanisë së Madhe kanë inspiruar brezat e ri që do të marrin pjesë ne olimpiada. Në një mesazh të veçantë mbretëresha përgëzoi të gjithë sportistët pjesëmarrës në këtë olimpiade duke thënë se, këta sportistë arritën që të tejkalonin imagjinatën e spektatorëve dhe të fitonin admirimin e tyre.
Në fund të ceremonisë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Jaques Rogge mbajti një fjalim. Ceremonia u mbyll me performancën e grupit Take That që u pasua nga fikja e flakës Olimpike, në fund u kënduan disa nga këngët e grupeve rrok më të famshëm të Britanisë.
b.m/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com