Lojrat, Jahjaga në Londër: Tifo
për xhudisten Majlinda Kelmendi

Lojrat, Jahjaga në Londër: Tifo <br />për xhudisten Majlinda Kelmendi
LONDER - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga mori pjesë të premten në takimin me ekipin olimpik që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Verore “Londër 2012”.
Takimi i organizuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Ambasada e Republikës së Kosovës, u mbajt në selinë e Ambasadës së Shqipërisë në Londër.
Në këtë takim ishte i pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Memli Krasniqi, Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Shqipërisë, Aldo Bumçi, ambasadori britanik në Kosovë, Ian Cliff, ambasadori i Republikës së Kosovës në Britani të Madhe, dr. Muhamet Hamiti, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Shqipërisë në Londër, Mal Berisha dhe zyrtarë të tjerë.
Presidentja Jahjaga, duke uruar suksese pjesëmarrësve në Olimpiadë, u shpreh se “ne të gjithë ndihemi krenarë me sportistët tanë të dalluar, me dëshirën dhe përkushtimin e tyre për të arritur rezultate sa më të mira në garat në kuadër të Lojërave Olimpike Verore të Londrës”.
“Ne sot të gjithë ndihemi sportistë, te gjithë bëjmë tifozllëk dhe të gjithë me zemër dhe me shpirt e dëshirojmë fitoren tuaj”, u shpreh presidentja Jahjaga.
Ajo shprehu gjithashtu vlerësimin e saj të veçantë për sportisten Majlinda Kelmendin, kosovarja e vetme e kualifikuar për pjesëmarrje në Lojrat Olimpike Londra 2012 në grupin e xhudistëve më të mirë në botë. "Majlinda është një sportiste e dalluar nga Kosova, që mbron ngjyrat e kombit tonë nën flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike 2012 që po mbahet këtu në Londër, duke shprehur humanizmin e thellë tonin dhe dëshirën, por edhe synimin që të jemi pjesë e botës, të japim me pjesëmarrjen tonë konkrete atë që na dëshmon si vlerë”, tha Jahjaga.

(ed.ka/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt