Atleti Izmir Smajlaj ka dhuruar një performancë pozitive në disiplinën kërcim së gjati në Lojrat Olimpike. Shkodrani në provën e tij të dytë ka kërcyer 7.86 metër, duke zënë vendin e nëntë në baderinë e tij kualifikuese. Gjithsesi kampioni në fuqi i ballkanit e ka patur të vështirë për t’u kualifikuar në finale, pasi në renditjen e përgjithshme është pozicionuar i 18 nga 32 atletëtë pjesmarrës. Në garën finale kualifikohen vetëm 12 atletët më të mirë.

Smalaj ka reaguar pas mos-kualifikimit në final duke thënë se e mbylli rrugëtimin e tij në Olimpiadën Tokyo 2020 me një rezultat larg synimit të tij, ndërsa falenderon këdo që e ka mbështetur.

"Dhe keshtu mbyllet sezoni 2021 me rrugetimin tim ne Olimpiaden e Tokyo 2020’ me nje rezultat 7.86m larg synimit qe kisha, por ne nje pozicion te mire ne rang nderkombetar me kercyesit me te mire te botes! Ky vit teper i ngarkuar, por i bukur, ku perfundoj me 5 medalje te arta, 1 argjend dhe nje rekord te ri kombetar prej 8.16m.Jam tejet falenderues ndaj familjes sime per mbeshtetjen e durimin, trajnerit tim z. Gjergj Ruli per vullnetin e mesimin e cdo dite, klubit ku jam perfaqesues Klubi Sportiv Tirana e  Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar (KOKSH) qe jane ne cdo hap timin si sportist elitar, si dhe Bashkia Tiranë e Erion Veliaj  qe eshte bere krah per sportin e bukur te atletikes! Ju falenderoj Ju miqte e mi qe jeni suport kaq i madh ne sportin tim te kercimit se gjati.Qe te gjithe ju me jepni force e shtyse qe te arrij rezultate me te mira vit pas viti! Faleminderit e do ri-shihemi serisht ne piste", shkruan Smalaj.

Së bashku me Izmirin, ditën e sotme, ka mbyllur garimin edhe peshëngritësi Erkand Qerimaj. Me 338 kilogramë në dygarësh ai është renditur i pari në baderinë e tij kualifikuese, por në renditjen e përgjitshme ka zënë vendin e nëntë. Qerimaj garoi në kategorinë deri 81 kilogramë për meshkuj.

E vetmja nga ekipi kombëtar që nuk ka garuar ende në Lojrat Olimpike është atletja Luiza Gega. Ajo do të zbresë në pistë më 1 gusht ora 13:00, ndërsa garon në disiplinën e 3000 metrave me pengesa. Synimi i Luizës është kualifikimi në finale, ndërsa për medalje konsiderohet si e pamundur.