SHKODER - Mosdhënia e pagave ka detyruar 15 titullarë të ekipit të Vllaznisë në Shkodër të bojkotojnë stërvitjen pasditen e së mërkurës. Sipas vetë futbollistëve të cilët janë shprehur jashtë kamerës, arsyeja e këtij bojkotimi ka të bëjë me mosmarrjen e rrogave prej dy muajsh si dhe të kësteve të kontratave për një pjesë të tyre.
Në orën 16:00, kohë kur ka qenë e planifikuar për t’u zhvilluar kjo seancë, në fushën sportive “Reshit Rusi” nuk kanë qenë të pranishëm portierët Vujadinoviç e Gjokoviç, apo lojtarët Smajli, Kraja, Beqiri, Belisha, Semina, Begaj, Nallbani, Tafili, Deliç, Shtubina, Dragoi, Hajdari dhe Rexha.
Në fushën e gjelbër kanë nisur stërvitjen vetëm 11 futbollistë të rinj. Ajo çfarë nuk dihet ka të bëjë me faktin sesa do të zgjasë ky bojkot i stërvitjes nga ana e këtyre titullarëve. Futbollistë të ndryshëm janë shprehur se ata ende nuk kanë marrë rrogat e muajit janar dhe shkurt, madje një pjesë e lojtarëve ka që në muajin nëntor që nuk merr asnjë lekë.
Po këta futbollistë janë shprehur se nuk e kanë ndër mend të dalin në stërvitje as ditën e enjte nëse nuk marrin një përgjigje nga ana e klubit. Megjithatë për të zgjidhur këtë çështje duket se do ndërhyjë presidenti Çela që ka për të dhënë vetëm rrogën e fundit, atë të muajit shkurt ndërsa të gjithë detyrimet e tjera të mëparshme i përkasin Bashkisë. I pyetur në lidhje me bojkotimin e stërvitjes së sotme nga ana e këtyre titullarëve, administratori i klubit Fatos Gjyrezi ka bërë të ditur përmes telefonit se nuk ka asnjë dijeni për një bojkot të tillë. Po ashtu, i pyetur për mospagesat e futbollistëve ai ka bërë të ditur se me përjashtim të muajit janar që ende nuk i është dhënë skuadrës për shkak të procedurave të lëvrimit të fondit, nuk ka asnjë detyrim tjetër ndaj saj.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com