Largimi nga Kombëtarja, Reja: E di Zoti, kritikat s'më bëjnë përshtypje! Cikalleshi: Jemi të shkatërruar emocionalisht, kundër Islandës të ringrihemi

Të martën në orën 20:45 kombëtarja do luajë kundër Islandës ndeshjen e fundit në grupin e Ligës së Kombeve ku pas humbjes me Izraelin doli jashtë objektivit që ishte vendi i parë. Trajneri Reja thotë se gabimet individuale ndëshkuan skuadrën, ndërsa shton se kritikat e shumta që kanë vërshuar nuk i bëjnë përshtypje. Pyetjes nëse rrezikon largimin italiani iu përgjgj duke thënë se ‘këtë e di vetëm Zoti’, ndërsa për ndeshjen e fundit në grup u shpreh:

“Kundër Islandës duhet të tregojmë sa vlejmë në aspektin karakterial. Lojtarët duhet të kenë më shumë agresivitet pas humbjes me Izraelin, ndërsa Islanda është një skuadër që ne mund ta mposhtim. Duhet të sillemi mirë në fushë dhe të shmangim gabimet e shumëpërfolura,”-u shpreh Edy Reja, trajner i kombëtarës.

Futbollisti Sokol Cikalleshi u shfaq në konferencë shumë i mërzitur për rezultatet e fundit, por ftoi se të gjithë duhet të bashkohen për të mirën e kombëtares, ndërsa për sfidën me Islandën u shpreh:

“Situata nuk është e mirë, e pranojmë këtë gjë, sepse donim vendin e parë, por kemi një ndeshje para që na bën të përfundojmë në vendin e dytë. Është një sfidë për moral që mund të ringrihemi dhe të vazhdojmë para,”-deklaroi Sokol Cikalleshi, futbollist i kombëtares.

Pas 3 ndeshjesh në Ligën e Kombeve Shqipëria ka grumbulluar vetëm një pikë dhe renditet e treta, ndërsa Islanda që është e dyta ka dy pikë më shumë.

Konferenca e plotë e futbollistit Sokol Cikalleshi.

Sokol Cikalleshi: “Është një situatë jo e mirë për momentin. Ishte një ndeshje që duhet ta fitonim, por kishte presion mbi ne, ashtu edhe Izraeli. Kur mbaron ndeshja e kupton se ka shumë gjëra për të korigjuar. Kemi analizuar dhe po shohim se vazhdojmë të njëjtat gjëra, gabime individual. Futbolli është lojë gabimesh kur ti mund të përfitosh, por kohët e fundit jemi ne që gabojmë.

Fitoren uroj ta bëjmë nesër. Kemi një ndeshje që është e rëndësishme për të kapur vendin e dytë. Me trajnerin Reja kemi patur një futboll më ndryshe, difensiv. Atëherë pyetjet kanë qenë pse nuk shënojmë shumë, ndërsa tani e gjëjmë më shumë rrugën e rrjetës. Futbolli nuk bëhet me repartee, por është dicka komplekse kur duhet të funksiojnë të gjithë repartet. Vetëm me dëshirë dhe passion mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Çdo ndeshje është e vështirë, situate nuk është e miorë, e pranojmë këtë gjë, sepse donim vendin e parë, por kemi një ndeshje para që na bën të përfundojmë në vendin e dytë. Jemi në një pozicion kur ka shumë krktika, por kjo është kombëtarja që na jep krenari ne. Vetëm duke qenë bashkë mund tiu bëjmë gjërat më të mira se ç’janë. Elim,inatoret janë afër dhe duke qenë bashkë është shumë e rëndësishme.

Lojtarët ishin të shkatërruar emocionalisht edhe nga lodhja. E gjitha fillon te pjesa e gabimeve që nuk na ndahen. Nuk mund të drejtosh gishtin, por gabimet ndodhin, por jo vetëm ne. Dhe zduhet të ndodhin më. Ne flasim dhe diskutojmë përse po ndodhin këto. Uroj që këto gabime të mbarojnë sa më shpejt. Ka lojtarë të rinj me shumë kualitet, por duan edhe kohën e vet. Mos ti fusim shumë në presion sepse futbolli nuk bëhet Brenda ditës, por kërkon kohë. Jemi në një situatë ku nuk mund të kërkojmë shumë, por kombëtarja është krenari. Ne do vazhdojmë të bëjmë më të mirën."

Ne.k./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen