TIRANE- Dhuna në futbollin shqiptar nuk ka të ndalur, por këtë herë është zhvendosur nga fusha e blertë në ambientet jashtë stadiumit ‘Qemal Stafa’ në përfundim të ndeshjes së vlefshme për javën e dytë të Kategorisë së Parë mes ekipit të Dinamos dhe Tërbunit.
Futbollisti i ekipit të Dinamos, Arbër Ajçe 21 vjeç, i cili në përfundim të ndeshjes, sapo ka dalë nga ambientet e stadiumit ka qëlluar më shqelma dhe me grushta një efektiv të policisë së kryeqytetit duke i shkaktuar disa fraktura në trup.
Efektivi ishte pjesë e grupit të shërbimit për mbarëvajtjen e ndeshjes. Menjëherë pas ngjarjes, policia është vënë në lëvizje për të arrestuar autorin.,Për habi të të gjithëve, në vendin e ngjarjes kanë qenë pak metra larg edhe shumë efektivë të tjerë të policisë, por që u ka shpëtuar nga vëmendja ngjarja.
Rastësisht në vendin e ngjarjes ka qenë edhe ministri i ardhshëm i Rendit, Saimir Tahiri, i cili i ka dhënë mbështjetje dhe ka kërkuar zbardhjen e menjëhershme të ngjarjes. Ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje të Ajçes për ta arrestuar.
Kategoria e Parë, Java II
DINAMO-TERBUNI 1-1
LUFTETARI-ELBASANI 2-2
SHKUMBINI-KAMZA 2-0
ADA-APOLONIA 0-3
BURRELI-POGRADECI 3-2
TOMORI-MAMURRASI 1-0
BUTRINTI-HIMARA 3-0
VELECIKU-ALBPETROL 1-0
(Ne foto: Ndeshja sot Dinamo-Terbuni)
Redaksi Online
(d.b./mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com