Shumë panik por fatmirësisht jo rrezik i madh për futbollistin e Radja Nainggolan. Blerja më e re e Inter, futbollisti Nainggolan ka pësuar një aksident rrugor me makinën e tij Ferrari GtC 4 Lusso
Pasi ka rikuperuar pasditen e djeshme 10 fanella të Roma-s në qendrën sportive verdhekuqtë, Nainggolan, është nisur nga kryeqyteti i Italisë për t’u kthyer në Milano ku do të nisë grumbullimin me Inter-in.
Belgu ka shpuar një gomë dhe është përplasur me murin rrethues të autostradës, duke shkatërruar pjesën e pasme dhe një nga anët e makinës.
Mesfushori është shoqëruar në Prato, ku koncesionari i Ferrari-t i ka dhënë një makinë zëvendësuese.
Komento
Kur thua Ferrari nuk ke nevojë të thuash luksoz o gomar!
Përgjigju