UEFA publikon listën e shkurtuar të pretendentëve për të fituar çmimin e lojtarit më të mirë në Evropë për sezonin 2011/2012. Lionel Messi, Andres Iniesta dhe Cristiano Ronaldo janë vendosur në krye të këtij klasifikimi pas vlerësimit që bënë 53 gazetarë nga shoqatat e anëtarësuara në UEFA.

Fituesi i çmimit do të përcaktohet mes tre finalistëve përmes votës direkte gjatë shortit për Ligën e Kampioneve që mbahet në 30 gusht. Andrea Pirlo i Juventusit u pozicionua në vendin e katërt ndërsa në të pestin ishte ylli i Barcelonës Xavi Hernandez.

Renditja vazhdon me Iker Casillas, Didier Drogba, Petr Cech, Falcao dhe Mesut Ozil. Lionel Messi e fitoi këtë çmim të UEFA-s në vitin 2011 dhe duket se edhe në këtë rast është një pretendent i fortë. Sezonin që kaloi Ronaldo udhëhoqi Realin e Madridit drejt titullit të parë në La Liga që prej vitit 2008 duke triumfuar përballë Messit dhe Iniestës skuadra e të cilëve Barcelona u pozicionua e dyta në kampionat.
iniesta
(ne foto Messi, Ronaldo, Iniesta)
Messi, gjithësesi shijoi një lloj revanshi duke marrë çmimin e Këpucës së Artë në një garë të fortë me Cristiano Ronaldon. 50 golat e Messit duket se arritën rekordin ndërsa Ronaldo dështoi në përpjekjen për tu bërë i pari person që fiton këpucën e artë tre herë. Andres Iniesta ndërkaq është kurorëzuar si lojtari më i mirë i turneut të kampionatit evropian të futbollit Euro 2012 ndërsa Spanja mbrojti titullin.
(dm/shqiptarja.com)