LEZHË- Një grua rreth 50-vjeç e cila kishte në pronësi një shtëpi të cilën e përdorte si lokal për të ushtruar biznes është friksuar nga prania e ekspertëve tatimor të cilët kishin shkuar për kontroll dhe ka përfunduar në spital pasi humbi ndjenjat. Biznesi sipas zonjës Zoje Sherri nuk ishte një lokal por shtëpi pasi lokali shpjegon ajo ka qënë i mbyllur prej 5 vitesh ndërkohë që organet tatimore kanë sekuestruar prej ndërtesës materialet që ndodheshin aty
Zoje Sherri banore e lagjes Ishull-Lezhë u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës nga nje furgon i policisë, ndërkohë që pasi është përmendur në spital, ajo ka shpjeguar ngjarjen duke deklaruar se asaj i është sekuestruar shtëpia dhe jo ndonjë biznes. Sipas 50-vjeçares Sherri lokali ka qenë i mbyllur prej 5 vitesh dhe materialet ishin larguar prej vetë sajë duke kryer udhezimin që i kishin dhënë vetë tatimoret e Lezhës.
"Ishin para ca ditësh dhe më thanë ku i ke letrat, i thashë e kam mbyll lokalin që në 2010 sepse kam shpinë poshtë bashkë me lokalin mua më kanë bërë sekustrim shtëpie jo sekuestrim lokali unë akoma nuk kam dalë prej borxheve të tyre ato më vinë më marrin nuk di gjë ku kam qenë vetëm që më ka rënë të fikët të kesh mallin në shtëpi dhe të vinë të ta marrin a ka hall më të madh"-shpjegon gruaja
Edhe kunati i saj Benard Sherri konfirmon se lokali ka qenë i mbyllur në momentin që kanë mbërritur tatimoret dhe policia, ndërsa i ka konsideruar veprimet e tyre si aspak normale dhe tejet terrorizuese.
"Nuk të japin asnjëlloj llogarie thonë rri urtë se të çoj dhe në burg kanë ardhur kanë gjetur derën mbyllur kanë gjetur dy pleq që rrinë tërë ditën këtu kanë hypur mbi portë dhe kanë hyrë brënda"-thotë kunati
Pajisjet janë sekuestruar me këtë mjet të ushtrisë, ndërsa në lidhje me ngjarjen nuk ka patur asnjë reagim nga Drejtoria Rajonale e Tatimëve në Lezhë që vazhdon të veprojë pa asnjë standart.
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO