Vendoret 2023, Kuko: Më 14 maj PS tejkalon veten në 2015-n (47 bashki)! Gazetari Saliu: Në situatën ku ndodhet për opozitën sukses do ishte edhe 25 bashki

Kur duhen edhe pak më shumë se 24 orë për të trokitur 2023-shi, bilancet për vitin që po lëmë pas dhe sfidat e 365 ditëve të ardhshme po shpalosen. Në politikën shqiptare sigurisht që 2023 do të shënjohet nga zgjedhjet vendore të 14 majit, një sfidë e cila pritet të jetë shumë e ndezur, duke pasur parasysh edhe antagonizmin e fortë politik.

Në ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Romina Kuko, zv. Ministre e Brendshme, tha se Partia Socialiste do të futet për të fituar në çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme lokale por e sigurt është që do ta tejkalojë rezultatin e vet në vendore e 2015-s kur mori plot 47 bashki.

“Ne e kemi gjithmonë seriozisht kur vjen puna për fitore.  Të marrësh një mandat të tretë pas këtyre sfidave dhe të qeverisësh e vetme është një gjë shumë e rrallë. Nuk ka ndodhur në asnjë vend, të paktën në rajon. Ne do të luftojmë në çdo cep të territorit. Unë nuk dua të futem në shifra dhe prognoza. Ne do ta tejkalojmë veten në zgjedhjet e 2015-s. Hyjmë për një fitore të plotë”, tha Kuko, e cila mban edhe postin e Sekretares për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste.

Sa i përket zgjedhjes së kandidaturave për të 61 bashkitë, Kuko tha se PS do të shikojë ato personazhe që kanë një impakt të rëndësishëm në komunitet.

“Partia Socialiste është në vazhdimësi në këmbë dhe në riorganizim të vazhdueshëm.  Të zgjedhësh një kandidat nga strukturat e partisë do të thotë se zgjedh një që e pëlqen struktura e partisë por jo që ka vlerësimin e komunitetit dhe impaktin e tij.  Ne do t’i japim kandidatin më të mirë qytetarëve dhe jo një që e pëlqen vetëm struktura e partisë”, tha ajo.

Nga ana tjetër, i ftuar në ‘Studio Live’, gazetari Gëzim Saliu u shpreh se opozita me situatën ku ndodhet do ta konsideronte sukses nëse do të merrte të paktën 25 bashki. Ai komentoi edhe lëvizjen e fundit të Agron Çelës nga Partia e Lirisë në drejtim të Partisë Socialiste.

“Me situatën aktuale që është opozita unë do të konsideroja që 25 bashki do të ishin një fitore për të. Sa i përket lëvizjes së deputetit Çela për mua ishte jo e papritur. Ishte folur prej kohësh një lëvizje deputeti nga opozita në pushtet. E shoh si lëvizje të mazhorancës për Shkodrën. Lëvizje të tilla mazhoranca shpesh i ka bërë, e ka kthyer këtë në një ‘merkato futbollistësh’. Për mua edhe me këtë lëvizje gjasat që mazhoranca të fitojë në Shkodër janë të pamundura”, tha Saliu.  

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë