KORCE- Kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhakolli ka kritikuar ashpër Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, duke akuzuar se vendos gjoba selective dhe kryen shembje në nisje të sezonit turistik. IKMT, tha ai ai, po bën po bën raprezalje tek operatorët turistik në Pogradec.

“Task-Forca të punojë me kujdes, të mos bëjë raprezajle në pikën e sezonit. Kanë filluar që tani, IKM quhet ajo? Ato që duhet të ishin që në tetor, 3-4 subjetke dhe tani kutohet të vijë dhe 50 milionë gjobë. Më mirë ti vrasin. E kanë me vrasje?! Ky është shqetësim, të punojnë me kujdes. Të mos e mbysim turizmin”, tha Ilir Xhakolli, Kryetar i Bashkisë Pogradec.

Ndërsa Prefekti i Korçës, Nertil Jole kërkoi që ta adresojë problemin zyrtarisht.

“Kryetar na e përcillni me shkrese do e ndjekim me institucionet qeveritare”.

Deklarata u bë gjatë mbledhjes së Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit ku mungonte Kryeinspektorja e IKM-së për qarkun e Korcë Alketa Petro. E kontaktuar me telefon nga Report tv, Petro tha se nuk mund të përgjgjet pa leje nga drejtoria e përgjitshme e IKTM-së në Tiranë.

Gjatë mbledhjes pati dhe një debat mbi kompetencat e bashkisë dhe policisë për monitorimin e lokalave të natës. Numri 2 i Bashkisë së Korcës, Benila Terova tha se u kanë dhënë leje bizneseve tek pazari i Korces të mbajnë muzikën e lartë deri në orën 01:30 pas mesnate. Pretendimi i saj u kundërshtua nga drejtori i Policisë së Korccës, Gjovalin Loka, i cili prerazi tha se do të gjobiten dhe ndiqen penalisht pronarët e lokaleve që krijojnë zhurma pas orës 12:00 të natës.

“Problemi i orareve të natës është zgjidhur sepse, kompentecat i kanë kaluar bashkisë. Me vendim të këshillit bashkiak kemi caktuar vendet ku lejohet muzika përtej mesnatës. Është Pazari i Korces dhe zona e vaskave të peshkut ku do të zhvillohet jeta e natës. Por pavarësisht se subjektet kanë leje shkon policia dhe kërkon të ulin muzikën. Aty me sa di është e lejuar deri në orën 1.30 pas mesnate”, tha Terova.

“Ligjvënësit kanë përcaktuar me ligj se kompetencat për monitorimin e zhurmave i ka Policia e Shtetit. Dhe ligji thotë se nuk lejohet muzika e lartë tertej orës 24:00. Normat e nivelit të zhurmave në mjedis do monitorehen cdo ditë. Së shpejti presim edhe mbërritjen e pajisjeve të reja për monitorimin e zhurmave. Kush rezulton në shkelje do të gjobitet dhe do të shkojë për procedim penale”, tha Loka.

Në fund të takimit, Prefekti Jole se numri i turistëve po rritet (Janar-Prill), duke sjelle si reference hyrjen e udhëtareve në pikat e kalimit kufitar, që sipas tij janë 60 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.