Policia e Tiranës sqaroi për A1 Report se aksioni i mësipërm, ka vijuar në bashkëpunim me Inspektoratin e Mjedisit me qëllim monitorimin dhe kontrollin e nivelit të zhurmave në qendrat urbane me qëllim mos prishjen e qetësisë publike. Policia tha se janë ndërmarrë disa masa lidhur me kontrollet e vazhdueshme dhe marrjen e masave me gjobë kundrejt çdo subjekti që tejkalon normat e lejuara ndotjes akustike.
Aksionet pritet të vazhdojnë me kontrollin ndaj subjekteve ku do të vihet re nivel i lartë muzike si edhe në rastet kur subjektet nuk disponojnë dokumentacionin e duhur lidhur me orarin e ushtrimit te aktivitetit deri në orën 23 gjatë javës dhe ora 24 në fundjave apo në rastet kur disponojnë leje 24 orëshe.
Gjatë të premtes të shtunës dhe të dielës, policia ka vijuar kontrollet dhe në rrugën "Sami Frashëri", në rrugën “Brigada e Tetë” dhe në rrugë të tjera në zonën e ish- bllokut apo në zona të tjera të kryeqytetit.
1. Më datë 12.06.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit G.V, 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse në lokalin “H....’’ në pronësi të tij, është konstatuar se kishte muzikë me volum të lartë jashtë normave të lejuara. (Neni 274 i K.Penal)
2. Më datë 13.06.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit E.Xh, 30 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bllok, në lokalin “R....”, është konstatuar me muzikë të lartë. (Neni 274 i K.Penal)
3. Më datë 13.06.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases M. Ll, 40 vjeç, banuese në Tiranë, sepse në rrugën “Sami Frashëri” lokalin “Latin-Bit” është konstatuar me muzikë të lartë. (Neni 274 i K.Penal)
4. Më datë 13.06.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit M.R, 31 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bllok, në lokalin “M....” është konstatuar me muzikë të lartë. (Neni 274 i K.Penal)
5. Më datë 13.06.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit S.P, 36 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bllok, në lokalin “S....”, është konstatuar me muzikë të lartë. (Neni 274 i K.Penal)
6. Më datë 13.06.2015, filloi procedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetasit D.Q, 25 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bllok, në lokalin “D.....”, është konstatuar me muzikë të lartë. (Neni 274 i K.Penal)
7. Më datë 13.06.2015, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit O.B, 35 vjeç, banues në Tiranë, sepse në bllok, në lokalin “P......”, është konstatuar me muzikë të lartë. (Neni 274 i K.Penal)
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)