Lokalet i përdornin për baste dhe bixhoz, dy të proceduar penalisht në Devoll

Lokalet i përdornin për baste dhe bixhoz, dy të proceduar penalisht në Devoll

Policia e Korçës ka proceduar penalisht 2 persona ditën e sotme për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Blutë bëjnë me dije se është proceduar penalisht V.B., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient internet-kafe në pronësi të tij në Bilisht, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 kompjutera që dyshohet se përdoreshin për vendosjen e basteve sportive.

Po ashtu, edhe proceduar penalisht edhe S.H., 42 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ai kishte në përdorim në Maliq, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 valixhe me çipsa pokeri, letra bixhozi, një sasi lekësh, 1 aparat “Play Station”, 1 njësi kompjuteri, si dhe 1 tavolinë pokeri, të cilat dyshohet se shërbenin për organizimin e lotarive të palejuara.

Për të dyja ngjarjet, Policia sqaron se materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Tavolina që përdorej për bixhoz 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët