Lokomotiva mund Skënderbeun
tifozët rusë thirrje: Vritini shqiptarët
Ajo që nisi para një viti në Serbi me Kombëtaren, vazhdoi sot me Skënderbeun në Rusi, teksa gjatë ndeshjes përballë Lokomotivës së Moskës të vlefshme për Europa League, tifozët vendas janë dëgjuar në kor të thërrisnin disa herë “Ubi Ubi Siptara” e përkthyer “Vdekje shqiptareve” “Vritini shqiptarët”.
Ajo që nisi para një viti në Serbi me Kombëtaren, vazhdoi sot me Skënderbeun në Rusi, teksa gjatë ndeshjes përballë Lokomotivës së Moskës të vlefshme për Europa League, tifozët vendas janë dëgjuar në kor të thërrisnin disa herë “Ubi Ubi Siptara” e përkthyer “Vdekje shqiptareve” “Vritini shqiptarët” "Kosova është Serbi".
Pas thirrjeve ndeshja është ndërprerë për pak sekonda, pasi klubi i Skënderbeut ka kërkuar të ndalen koret raciste.
Përsa i përket kronikës së ndeshjes, pjesa e parë përfundoi në avantazhin e vendasve 1-0 me një gol të shënuar në minutën e 35’ nga Naise pas një krosimi nga e djathta në zonë.
Sulmuesi i Lokomotivës përfitoi edhe nga një rreshtim i gabuar i miqve nga Shqipëria duke shënuar me lehtësi në portën e Orges Shehit.
Megjithatë Skënderbeu në pjesën e parë tentoi disa herë për të gjetur golin me Berishën dhe Salihin, por pasaktësia para portës dhe disa herë fati me rusët bënë që të mos gjenin rrjetën.
Pjesa e dytë nis me një rast të mirë për Skënderbeun për të barazuar me Salihin. Aksion nga Nimaga, që futet në zonë por portieri e devijon, topi mbetet në lojë dhe Salihi e godet me një kthesë drejt portës, por sërish Guliherme shpëton mrekullisht portën.
Pas Salihit tentojnë edhe Radas nga jashtë zone dhe Latifi, por nuk arrijnë që të gjejnë shënjestrën e saktë duke humbur disa raste të mirë. Në momentin më të mirë për shqiptarët, atë që nuk e bëri Skënderbeun e bën Lokomotiva duke shënuar golin e dytë dhe vulosur fatin e ndeshjes.
Në të 74’ Abazi gabon në përpjekje për të larguar topin, përplaset me Shehin duke e devijuar te Samedov, që pa u menduar dy herë gjuan drejt portës duke dyfishuar rezultatin. Deri në fund Skënderbu nuk shënoi, por mbajti të paprekur rrjetën duke mos thelluar rezultatin.
Tifozët e Lokomotiv Moskës nuk ndalen me ofendime drejtë shqiptarëve. “Kosova është Serbi’ dhe ‘Vritni, vritni shqiptarët’, ishin koret që nuk ndalen nga tifozëria vendase.
Posted by Sport News Shqip on Thursday, October 1, 2015
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?
-
Me elektronikë
57.6%
-
Me postë
27.3%
-
Në kuti
15%
Vota total: 1781
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë, kushërinjtë rrihen me grushta e shklema, shkon policia t'i ndajë
23 Maj, 23:02
-
'Qenke langaraq ti! Kalama!', Lita kapet me Dhulin: Pyete Lulin, se në Himarë ka qenë me mua
23 Maj, 22:44
-
Biznesit i duhen 3.3 vite për të marrë zgjidhje nga gjykata! Ekspertët: Ka që kanë pritur një dekadë, dëmi miliona euro
23 Maj, 22:42
-
Ratifikimi i marrëveshjes për burgjet me Danimarkën, Albulena Haxhiu: Përfitime të ndërsjella dhe dyer të reja për bashkëpunim
23 Maj, 22:35
-
KLP thirret të votojë përfundimin e mandatit të Alfred Ballës
23 Maj, 22:18
-
‘Gjë e gabuar të gjykosh prokurorët’, Etjen Xhafaj: PS ndërmori një ndryshim drastik të drejtësisë, e mori parasysh se mund të prekej
23 Maj, 22:09
-
SPAK dhe Dumani po përballen me 'dinosaurët', Poli Hoxha shpreh revoltën: Kulmi! Analistë e gazetarë dalin kundër drejtësisë
23 Maj, 21:52
-
Kosova i jep me qira Danimarkës burgun e Gjilanit, Kuvendi ratifikon marrëveshjen! Do strehohen 300 të burgosur danezë
23 Maj, 21:49
-
'Foli si showmen' Dhuli përplaset me Poli Hoxhën për Dumanin: Gjuhën e tij e shoh kur firmos aktet
23 Maj, 21:41
-
Gjendet tjetër kontejner me kokainë në Pire! Policia sekuestron edhe 100 kg kokainë në port
23 Maj, 21:37
-
Dumani para Ligjeve/ Poli Hoxha në Frontline: Revoltohem me analistët që e sulmojnë! Debat i ashpër me Dhulin: Në SPAK ka edhe të kapur
23 Maj, 21:36
-
E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren
23 Maj, 21:31