‘Loli’, klouni që shenjoi fëmijërinë e disa brezave në ‘Esencë’! Rrëfen jetën dhe peripecitë, nga penalizimi për ‘një palë mustaqe’ te humbja e nipit

Sot në studion e "Esencë" ishte artisti Vilson Gjoçaj. Sot në moshën 86 vjeçare Vilsoni ka pafund ngjarje e histori që e lidhin ngushtë me fëmijërinë, fillimet e punës si aktor në “Estradën e Ushtarit”, rolet në filma e teatër.

Në bisedën me gazetaren Anila Çelaj, Vilsoni tregon plot pasion dëshirën e madhe që ka pasur e ka për skenën, për të shkruar skeçe e për të luajtur role që e mbajnë afër publikut. Duke mos harruar ‘Lolin’ e famshëm, klounin që ka rritur e argëtuar breza të tërë me lojërat humorin e tij.

Vilsoni kujton kohën e Pallatit të Pionierit nga ku kanë dalë breza të tërë artistësh, e një ndër ta tashmë koleg e mik i ngushtë prej shumë vitesh regjisori i mirënjohur Milto Kutali, i cili ndan në formë surprize një videomesazh nga kujtimet e fëmijërisë.

Si shume artistë në ato vite edhe Vilsoni ka pasur momentet e vështira të censurës "Më penalizuan për një palë mustaqe" rrëfen ai një ndër momentet më të vështira që e shkëputën nga skena për shumë vite, vetëm se gjatë ndërrimit të veshjes për rolin e radhës ngjiti në bustin e ish diktatorit mustaqet që kish përdorur në rol.

Vilsoni flet plot krenari për familjen e tij, për marrëdhënien me vajzat dhe mungesën që shpesh i është dashur të përballojë familja e tij si pasojë e punës intensive. Një nga momentet më të vështira të jetës e përlot teksa përmendet në bisedë, ndarja nga jeta e nipit të tij në moshën 20 vjeçare.

"Kjo është një pikë e tmerrshme që kam shpirtërisht, na ndau jeta kështu... në një aksident im nip u nda nga jeta fatkeqësisht. Do ta marr me vete çfarë të them, njeriu duhet të jetë i forte por nuk e harroj dot kurrë . Më merrte shpesh në grupin e shokëve te vet dhe iu thoshte: - Do sjell gjyshin se ai na bën për të qeshur. Një dhimbje që nuk shqitet kurrë...”

 

Emisioni i plotë

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit