Lombardia në Itali merr vendim
Ndalohet mbajtja e ferexhesë

Lombardia në Itali merr vendim<br />Ndalohet mbajtja e ferexhesë
Në institucionet e Italisë do të ndalohet me ligj mbajtja e ferexhesë, masë kjo e marë pas akteve terroriste në disa vende të ndryshme.

Ky është një ligj i ri i miratuar në rajonin e Lombardisë, vendim që do të hyjë në fuqi në janarin e vitit të ardhshëm.

“E kemi rifreskuar ligjin dhe tani askush me fytyrë të mbuluar nuk do të lejohet të hyjë në vende publike, spitale dhe zyra qeverisëse”, është shprehur Roberto Maroni, kryetar i Lombardisë për Il Fatto Quotidiano.

Vendimi që është marë duket se ka përçarë qytetarët, por edhe parlamentarët, ku një pjesë janë kundër e pjesa tjetër janë pro, duke patur në konsideratë rrezikun që vjen nga sulmet që mund të kryhen nga eksptremistë.

Vendimi është kritikuar edhe nga ministri i Drejtësisë, Andrea Orlando, i cili është shprehur se nuk duhet të bëjmë propaganda mbi domenin se ekstremistët islamik janë të pamposhtur.

“Gjëja e fundit që na duhet tani është që të rrisim një valë të simboleve dhe të bëjmë propagandë, një domen se ekstremistët islamik janë të pamposhtur”, ka thënë Orlando.

Kjo masë është marë në mënyrë që njerëzit të jenë më transparent dhe të dukshëm në atë çfarë duan apo munden të bëjnë.


Redaksi Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës