Lombardia rikthen orët policore, nga 22 Tetori deri në 13 Nëntor

Rajoni në veri të Italisë, Lombardia do të vendosë orë policore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të  Covid-19. Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 nëntor. 

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka dhënë pëlqimin e tij për ashpërsimin e masave, që ka propozuar qeveria e këtij rajoni.

“Është një nismë e duhur dhe simbolikisht e rëndësishme, që nuk do të ketë pasoja serioze, veçanërisht në ekonomi”, tha presidenti rajonal, Attilio Fontana për gazetën La Repubblica.

Sipas autoriteteve, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse kanë emergjenca shëndetësore dhe për punë esenciale.

Në fillim të pandemisë, Lombardia ka qenë rajoni më i goditur nga ky virusi dhe vetëm të hënën u shënuan mbi 1,600 raste të reja.

Të shtunën, më 17 tetor, Lombardia po ashtu urdhëroi mbylljen e bareve në mesnatë dhe ndaloi shërbimet e gastronomisë në ambiente të jashtme.

 Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat e reja janë marrë, pasi ai nuk dëshiron që të shmangë një “izolim të plotë”.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe

FOTOLAJM/ Presidenca ‘vesh’ dekorin e festave, ndriçohet nga drita shumëgjyrshe