Londër 2012, Berisha merr pjesë në
ceremoninë e hapjes së olimpiadës

Londër 2012, Berisha merr pjesë në<br />ceremoninë e hapjes së olimpiadës
TIRANE- Kreu i qeverisë shqiptare mëngjesin e ditës së sotme udhëtoi drejt kryeqytetit britanik, Londër për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së lojrave olimpike.

 Burime brenda qeverisë bëjnë me dije se në këtë vizitë, kreu i qeverisë shqiptare do të shoqërohet nga Ministri i Kulturës, Rinisë e Sporteve Aldo Bumçi.

Kryeministri Berisha dhe delegacioni që e shoqëron do të udhëtojë drejt Londrës me linjën direkte të kompanisë "Beler" dhe pritet të kthehet nesër në mesdite po me këtë linjë dhe kompani ajrore. Në Ambasadën shqiptare në Londër kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me ekipin olimpik shqiptar por dhe me përfaqësues të shoqatës së miqësisë Britani-Shqipëri.

 Në Londër do të jenë dhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryeministri Hashim Thaçi, por e krerë shtetesh dhe qeverish të vendeve pjesmarrëse.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja