BRITANI - Kjo histori ka ndodhur në Britaninë e Madhe dhe është një histori e denjë për film. (Në fakt një film i tillë, “Il laureato”, është xhiruar që në vitin 1967).

Një 26-vjeçar është tronditur kur ka marrë vesh që edhe e dashura e tij edhe mamaja e saj ishin të dyja shtatzënë me të. Ngjarja ka ndodhur para pak kohësh, por vetëm këto ditë djali ka marrë vesh që kishte lënë shtatzënë nënë e bijë. Historia është botuar në faqen e The Sun.

“Jam 26 vjeç dhe para tetë muajsh kam njohur një vajzë 24-vjeçare, me te cilën ndanim miq të përbashkët. Që atëherë jemi frekuentuar shumë shpesh, por që kur më tha që kam mbetur shtatzënë, me ka ikur dëshira ta takoj.

Një natë, -vazhdon tregimin djali-, desha të shkoja në shtëpinë e saj, ndërsa ajo nuk ishte. Në vend të saj u takova me të ëmën, me të cilën aty për aty lindi një pasion i papërballueshëm.

Jam shumë i tronditur nga kjo gjendje, sepse nuk di si mund të përballoj të dy fëmijët”, tregon djali.


Marrë nga Koha.net
(v.gj/shqiptarja.com)