Londër: Biçikleta luksoze
status symbol i ri për pasanikët

Londër: Biçikleta luksoze <br />status symbol i ri për pasanikët
LONDER – Ku shkon pa biçikletë në Londër? Dy rrotat në kryeqytetin britanik tashmë janë kthyer në një status symbol të vërtetë për pasanikët e City-t. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe me një kryebashkiak si Boris Johnson (foto) që pedalon kudo, biles qorton edhe kolegët e qyteteve të tjera evropiane që nuk përdorin aq sa duhet biçikletën siç bëri gjatë një udhëtimi në Romë nëntorin e vitit 2010. Për të mos folur për pas për fushatën e nisur më 2 shkurt nga Times me titull “Cities fit for cycling”, duke listuar 8 pikat më të rëndësishme për të rritur sigurinë e çiklistëve në qytet. Normale që në kushte të tilla industria e padalimit në Britaninë e Madhe të kapi vlerën e 1.5 miliardë sterlinave.

“Harrojeni Ferrarin, tani vetëm një biçikletë prej 10 mijë sterlinash është ajo që ju nevojitet për të rënë në sy”, ishte titulli i një artikulli sot në Daily Mail. Nëse dikur të nevojitej një makinë sportive për t’u dukur, sot të mjafton një biçikletë. Sigurisht, jo një çfarëdo, sepse edhe të pasionuarit pas dy rrotave janë tipa modernë që duan vetëm më të mirën në qarkullim dhe për të janë të gatshëm të paguajnë edhe deri në 12 mijë Euro. Ka raste pastaj – siç është i S-Works McLaren Venge, lindur nga bashkëpunimi mes ekipit britanik të Formula 1 dhe amerikanes Spcialized – kur çmimi arrin edhe në mbi 14 mijë Euro.

Shitjet e biçikletave në Britani janë rritur me 5.7% vetëm gjatë vitit të fundit dhe ato që tërheqin më tepër janë modelet luksoze. Sipas një studimi, gjysma e anglezëve mes moshës 35 dhe 45 vjeç e me të ardhura të larta janë më të gatshëm të lëshojnë timonin e makinave sportive për t’u ngjitur mbi shalën e sofistikuar të një “premium bike” sesa bashkëmoshatarët që fitojnë më pak. Ajo që shtyn pasanikët drejt dy rrotave nuk është shumë dëshira për të qëndruar në formë sesa rëndësia e një imazhi prej ekologjisti, që kohët e fundit është shumë në modë.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Media greke “Kathimerini”: Pushime në Rivierën Shqiptare

Media greke “Kathimerini”: Pushime në Rivierën Shqiptare