Londër, Duçka: Futja e Shqipërisë
në TAP, integrim real në BE

Londër, Duçka: Futja e Shqipërisë<br />në TAP, integrim real në BE
LONDËR - “Shqipëria, do të përfitojë rreth 1 miliard euro investim të huaj të drejtpërdrejtë nga Projekti TAP, por që Qeveria, nuk e sheh rolin e vet në këtë projekt vetëm si një vend tranzit, por ka si qëllim të shndërrohet në një nyje kyçe të transmetimit të gazit natyror në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Zëvendësministri i Energjisë dhe Industrisë, Dorian Duçka në Forumin Evropian të Energjisë, që u zhvillua nën kujdesin e Qendrës Evropiane për Sigurinë e Energjisë dhe Burimeve në Universitetin Prestigjoz të King’s College London. 

Në panelin me temë “Korridori Jugor i gazit, dhe gazi natyror në Mesdheun Lindor Ducka shpjegoi se “Shqipëria do të jetë pika lidhëse me Projektin TAP si dhe një pikë lidhëse me furnizim me gaz natyror për Kosovën në të ardhmen”.  

Duçka shprehu vendosmërinë për të realizuar dhe mbështetur në kohë zbatimin e Projektit TAP si dhe vizionin e Qeverisë për të përfunduar Master Planin për gazifikimin e vendit në muajt e ardhshëm. Sipas Duçkas, për Shqipërinë, përfshirja si aktor kryesor në këtë projekt, është integrimi real në Bashkimin Evropian. 

Duçka ftoi përfaqësuesit e kompanive të huaja në tregun e energjisë, të vijnë dhe të investojnë në tregun e ri të gazit natyror por dhe në burimet e tjera të energjisë në Shqipëri. 
Duçka, gjatë punimeve të Forumit u takua me ministrin e Biznesit dhe Energjisë për Britaninë e Madhe, Majkëll Fallon të cilit i shprehu falënderimet për mbështetjen e këtij vendi mik në zhvillimin e Shqipërisë. 

Investimet britanike, si përfshirja e kompanisë British Petroleum në këtë projekt është shenjë pozitive për rritjen e investimeve britanike në Shqipëri. Fallon e ftoi Duçkan për të intensifikuar marrëdhëniet mes dy institucioneve në fushën e energjisë, dhe premtoi një rritje të bashkëpunimit.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

 
 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²

41 mijë familje me mbi 4 anëtarë jetojnë në banesa më pak se 40 metër²